U tha që u anullua bonusi i pensionisteve! Edi Rama jep lajmin e gëzueshëm: Ja cfare do merrrni per Vit te RI

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, ku foli për rritjen e pensioneve, pagave dhe buxhetin e posaçëm për shëndetësinë.

Rama theksoi se qeveria është e vendosur të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë dhe për punonjësit e administratës publike, duke e cilësuar këtë si një mandat në përkushtim ndaj njerëzve të punës.

“Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar, edhe këtë vit, përpara Vitit të Ri”, deklaroi Rama.

Sipas tij, shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve.

“Pensioni i plotë urban do të bëhet 40 mijë lekë, ndërsa ai rural do të shkojë në 18 mijë lekë. Pensionet do të rriten çdo muaj dhe çdo vit, dhe do të indeksohen rregullisht”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se vetëm për indeksimin e pensioneve, do të shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme.

Sipas tij, në katër vitet e ardhshme vetëm për pensionistët do të investohen 1.7 miliardë euro, duke e quajtur këtë një shenjë të kujdesit të qeverisë ndaj të moshuarve.

Rama nuk la pa përmendur edhe kundërshtarët politikë, duke thënë se me punën e maxhorancës, “tallen ata që vetëm humbasin zgjedhje pas zgjedhje, sepse nuk kuptojnë se populli shqiptar voton për punën, jo për sharjet”.

Sa i përket pagave, kryeministri paralajmëroi rritje të ndjeshme, duke nënvizuar se nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro dhe për nëntë muajt e parë, për punonjësit me pagë minimale, sigurimet do të mbulohen nga qeveria.

“Brenda mandatit, paga minimale do të arrijë në 700 euro”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se do të rriten edhe pagat e mjekëve, mësuesve dhe policëve.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për një buxhet të veçantë për pacientët me kancer, duke theksuar se çdo i sëmurë do të trajtohet me dinjitet dhe kujdes.

“Çdo i sëmurë me kancer në Shqipëri do të konsiderohet njeriu ynë. Kemi përcaktuar një buxhet të posaçëm për mbulimin e barnave dhe do të ngremë Institutin Kombëtar për Tumoret”, tha kryeministri.

Ai shtoi se ky projekt do të udhëhiqet nga ministrja e Shëndetësisë, të cilën e cilësoi si “një nga personalitetet më të mira të shëndetësisë në botë”, ndërsa bëri me dije se Shqipëria po bashkëpunon me Spitalin Onkologjik të Izraelit, i teti më i mirë në botë. “Do të transformojmë QSUT-në në një qendër referimi për shërbimin shëndetësor kombëtar”, shtoi Rama.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për situatën në Bashkinë e Tiranës, duke thënë se pavarësisht asaj që po ndodh me çështjet gjyqësore të Veliajt, Tirana nuk duhet të penalizohet në punët e përditshme.

“Kemi një problem me buxhetin për Bashkinë e Tiranës, por Tirana nuk ka arsye të paguajë faktin që ka një kryetar në burg, pa gjyq. Puna nuk duhet lënë në mes, por do të duhet të çohen përpara dhe në Tiranë”, tha kryeministri,

Related Posts

Misteri i vr asjes së shqiptarit në Greqi/ Dyshime se autorët ngatërruan shënjestër, i riu ka emrin e një krimineli të njohur

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, i cili u gjet i karbonizuar në një zonë të shkretë vijon të mbulohet me mister. Sipas hetimeve të policisë, Sulo…

LAJM I FUNDIT/ Aksident i frikshëm në vend, makina përfundon në kanal, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Vlorë. Mjeti tip “Benz” ka qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe…

Vr asja në Rinas/ Plumbat goditën edhe makinën e një personi që priste nënën në aeroport (Foto)

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati i djeshëm në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Mustafa Shaljani (Sheqeri). Raportohet se plumbat…

Troditëse/ Atentati në Rinas ka kushtuar 2 milionë euro! Roli i deputetit të PS dhe kush janë komandot qitës

Gazetari Bledian Koka, zbuloi se i plagosuri në atentatin ku u vra Gilmando Dani “është rekrutuar në AMP nga ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha”. “Ervin Hoxha menaxhoi…

Sekuestroi padrejtësisht “BMW X5”, prokurorja e Sarandës refuzon ta kthejë, gënjen publikisht

Në fund të shtatorit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e Florenca Zeqos. Ajo tregoi se prokurorja Esmeralda Basho i kishte sekuestruar padrejtësisht…

Nami në kryeministri! Zbardhet sherri Rama-Balluku, ajo e trondit: Unë do …

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar detaje nga burime të fshehta brenda selisë së PS-së lidhur me tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Zëvendëskryeministres Lubiana…