Nafta dhe benzina në Shqipëri pritet të shtrenjtohen ndjeshëm në 2026

Viti 2026 do të nisë me rritje të reja në çmimin e karburanteve në Shqipëri. Qeveria ka parashikuar dy ndryshime fiskale që do të prekin drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve dhe bizneset: një rritje të akcizës në janar dhe një shtesë të taksës së karbonit në korrik.

Sipas projektbuxhetit të Ministrisë së Financave, akciza për karburantet do të indeksohet me 1.5% që nga 1 janari 2026, ndërsa taksa e karbonit do të rritet nga 3 lekë në 4.5 lekë për kilogram duke hyrë në fuqi më 1 korrik të po atij viti. Këto dy masa do të sjellin dy valë të njëpasnjëshme shtrenjtimesh në tregun e naftës dhe benzinës.

Analiza fiskale e qeverisë parashikon që vetëm nga këto ndryshime do të mblidhen 667 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet, ku pjesa më e madhe do të vijë nga indeksimi i akcizës. Ndërsa rritja e taksës së karbonit pritet të gjenerojë 84 milionë lekë të tjera, përfshirë edhe efektin e TVSH-së në import.

Efekti i këtyre masave do të ndjehet menjëherë në pompë, pasi kompanitë e karburanteve do të transferojnë koston shtesë tek konsumatorët. Për pasojë, pritet që çmimi i naftës dhe benzinës të rritet fillimisht në janar dhe më pas sërish në korrik, duke ndikuar në kostot e transportit, prodhimit dhe mallrave bazë.

Shqipëria renditet aktualisht ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë, pavarësisht se ka ndër pagat më të ulëta në Europë. Më shumë se 60% e çmimit të një litri nafte përbëhet nga taksa, akciza dhe TVSH, ndërsa çdo ndryshim i vogël fiskal reflektohet menjëherë në çmimin final për qytetarët.

Ekspertët paralajmërojnë se këto dy rritje do të kenë efekt zinxhir në ekonomi, duke ndikuar drejtpërdrejt në inflacion dhe në koston e jetesës. Me çmime gjithnjë e më të larta për karburantet, pritet që viti 2026 të sjellë presion shtesë mbi konsumatorët dhe bizneset, në një kohë kur fuqia blerëse e qytetarëve mbetet e dobët dhe kostoja e jetesës vazhdon të rritet.

Related Posts

Habit modelja: ‘Nuk do martohesha me dikë në fshat që merret me lopë’!

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka. Ajo ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por…

Studimi: 78% e grave refuzojnë burrat pa makinë e apartament, edhe nëse ata kanë potencial!

Një nga çështjet që po dominojnë diskutimet e takimeve moderne lidhet me pritshmëritë që gratë kanë ndaj partnerëve të mundshëm, veçanërisht në lidhje me stabilitetin ekonomik dhe…

“Paga minimale 500 euro”/ Rama: Sigurimet do t’i mbulojë qeveria për 9 muaj, kush merr lekë në dorë…

Në çdo kompani dhe në çdo dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro nga 1 janari”-tha kryeministri Edi Rama nga takimi me banorët e njësisë nr.5…

Aksident tragjik në vend, vd es burri! Gruaja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 1125 në fshatin Dobërdelan në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin. Si pasojë e përplasjes mes një…

E bujshme! Arrestohet këngëtari i njohur, arsyeja do t’ju lërë pa mend

Këngëtari dhe producenti i njohur botërisht, Akon, është arrestuar për pak orë në shtetin e Xhorxhias (Georgia), SHBA, për shkak të një urdhër-arresti aktiv që ishte lëshuar…

Bashkia i iku nga duart! Edi Rama i jep postin e madh Ogerta Manastirliut

Ogerta Manastirliu është caktuar drejtuese politike për qarkun e Tiranës. Kjo është lëvizja e radhës e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili e bëri publike sot…