Marrëveshja sekrete me Izraelin acaroi Erdoganin: Edi Rama i kthen shpinën Turqisë

Bashkëpunimi strategjik mes Tiranës dhe Tel Avivit për ngritjen e industrisë ushtarake shqiptare me “Elbit Systems” ka ndezur alarm në Ankara. Turqia kërkon sqarime për kontratën që mund të shënojë fundin e aleancës Rama-Erdogan.

Nën hijen e tensioneve rajonale, Shqipëria ka firmosur një marrëveshje të gjerë me industrinë izraelite të mbrojtjes “Elbit Systems”, që përfshin furnizime me armatime, kredi shtetërore dhe ngritjen e një fabrike prodhimi në vend.

Burime diplomatike konfirmojnë se Turqia është alarmuar nga afrimi i Tiranës me Tel Avivin, duke e parë si lëvizje të drejtuar nga Uashingtoni dhe si thyerje të boshtit Rama-Erdogan në rajon.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë po kalojnë periudhën më të tensionuar që nga afrimi i Edi Ramës me Rexhep Taip Erdoganin në vitet e para të pushtetit.

Shkaku i acarimit është marrëveshja e fshehtë e qeverisë shqiptare me industrinë ushtarake izraelite “Elbit Systems”, një nga kompanitë më të fuqishme të botës në fushën e armatimeve.

Sipas burimeve diplomatike dhe raportimeve të mediave izraelite, marrëveshja nuk është thjesht kontratë blerjeje armatimesh, por pakt strategjik që parashikon:

– furnizimin e Shqipërisë me armatime të avancuara dhe municione,

– kredi shtetërore të garantuar nga qeveria izraelite,

– ngritjen e një industrie të përbashkët ushtarake në territorin shqiptar nën kujdestarinë e kompanisë “Elbit Systems”.

Kredia do të mbulohet nga agjencia shtetërore izraelite ASHRA (Export Credit Agency), çka do të thotë se vetë qeveria e Izraelit garanton pagesat dhe ndihmon në ngritjen e infrastrukturës së prodhimit.
Në terma praktikë, kjo do të thotë ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit hebre në modernizimin e kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë.

Fabrika shqiptaro-izraelite e armëve

Burime të “Pamfletit” konfirmojnë se marrëveshja përfshin riaktivizimin e uzinave të Gramshit dhe Poliçanit, ish-baza të industrisë ushtarake shqiptare që në komunizëm prodhonin artileri, municione dhe eksplozivë.
Në fazën e parë, bashkëpunimi do të zhvillohet përmes kompanisë shtetërore “KAYO”, e cila do të administrojë industrinë e re ushtarake, ndërsa “Elbit Systems” do të ofrojë teknologjinë dhe licencat për prodhim.

Sipas planit, Shqipëria do të nisë prodhimin e municioneve dhe topave të mesëm në tunelet e dikurshme të Uzinës Speciale të Autotraktorëve “Enver Hoxha”, ndërsa prodhimet do të jenë kryesisht për eksport, në veçanti drejt vendeve të NATO-s dhe aleatëve të Izraelit.
Në të ardhmen, pritet që në bashkëpunim me kompanitë izraelite të nisin edhe prodhime të dronëve ushtarakë të tipit “Magni” dhe “Thor”, që janë homologë të Bayraktarëve turq.

Ky fakt ka acaruar jashtë mase Ankaranë, pasi Turqia kishte propozuar më herët një bashkëpunim të ngjashëm për prodhimin e dronëve Bayraktar në Shqipëri, projekt që Rama e refuzoi në heshtje.

Ankara kërkon sqarime; Erdogan i zemëruar

Sipas burimeve diplomatike në Tiranë, Ankaraja ka kërkuar sqarime zyrtare për marrëveshjen me Izraelin, duke e cilësuar si “akt jo miqësor” dhe shkelje të frymës së partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Diplomatë turq kanë sinjalizuar se marrëveshja është një rreshtim i qartë i Shqipërisë me bllokun izraelito-amerikan në kurriz të interesave të Turqisë në rajon.
Në qarqet e Ankarasë, Rama shihet si politikisht i lëkundur dhe i papërgjegjshëm, ndërsa disa media pro-qeveritare në Turqi e kanë akuzuar hapur se “po bashkëpunon me një shtet nazist”.

Në Shqipëri, media të lidhura me qeverinë turke kanë nisur një fushatë propagandistike kundër marrëveshjes, duke e quajtur “pakt me një regjim që vret fëmijë palestinezë”, ndërsa paralajmërojnë ftohje të marrëdhënieve Ankara-Tiranë.

Armatimet që vijnë nga Izraeli

Burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë se kontingjenti i parë i armatimeve izraelite është gati për t’u transportuar në Shqipëri me avionë ushtarakë.

Në paketë përfshihen:

– obuzë të tipit “ATMOS”, artileri e lëvizshme 155 mm me rreze zjarri mbi 40 km;

– dronë taktikë “Magni” dhe “Thor” për zbulim dhe goditje;

– municione të avancuara artilerie dhe sisteme komanduese.

“ATMOS” është homologu izraelit i topave obuz të blerë kohët e fundit nga Britania e Madhe – blerje që Rusia e interpretoi si operacion i ndërmjetëm për furnizimin e Ukrainës.

Sipas burimeve ndërkombëtare, një pjesë e armëve që vijnë nga Izraeli mund të jetë destinuar për rishitje në Ukrainë, si pjesë e marrëveshjeve sekrete të mbështetjes perëndimore ndaj Kievit.

Nga aleat në rival: fundi i boshtit Rama-Erdogan

Edi Rama ka ndërtuar për një dekadë një marrëdhënie personale dhe politike me Rexhep Taip Erdoganin, që i ka garantuar mbështetje financiare, fetare dhe diplomatike.

Por, me afrimin me Izraelin dhe Perëndimin në industrinë e armëve, Rama po i kthen shpinën një aleati që e ka mbajtur për 12 vite në ekuilibër rajonal.

Turqia e ka parë gjithmonë Shqipërinë si pjesë të sferës së saj të ndikimit, por kjo marrëveshje e re me Tel Avivin e zhvendos Tiranën përfundimisht në boshtin izraelito-amerikan.

Në sfond, kjo nuk është vetëm ekonomi armësh, por rreshtim politik.

Shqipëria e Ramës po e braktis Ankaranë për t’u vendosur qartësisht në kampin e Izraelit dhe SHBA-së, duke e kthyer industrinë ushtarake në një mjet të ri të lojës gjeopolitike në Ballkan.

Në përfundim, marrëveshja me Izraelin është më shumë se një kontratë për armatime: është shenjë e një kthese të madhe strategjike, që ka acaruar Turqinë dhe po ndryshon balancat e ndikimit në rajon.
Nëse dikur Rama ishte “vëllai politik” i Erdoganit, sot ai është partner i ri i Tel Avivit dhe ky është një ndryshim që do të ketë pasoja shumë më të gjera se furnizimi me topa dhe dronë./Pamfleti

Related Posts

Vr asja në Rinas, Artan Hoxha TRONDIT vendin: I njoh kush janë, nxorra fotot! Vr anë Brilant Martinaj

Hoxha ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Sheqeri. Kjo është një ngjarje që ka…

Bosi shqiptar u vodhi disa ton dr*gë, ish-komandot e Ushtrisë Franceze e marrin p’eng, 6 të arrestuar

Gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga Europol, i cili u fokusua te rrëmbimi i kreut të një grupi shqiptar të…

‘A je ti bashkë- kryetar, atëhere çfarë k***” ke’! Rama shpërthen në uIërima në telefon në Romë: Kujt po i bërtet Kryeministri? Video

Është publikuar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese. https://noa.al/newsImages/2025/11/YouCut_20251113_151616100.mp4

U kacafyt me këshilltarin bashkiak në Pogradec, Gjykata e Korçës liron Kevi Muçllarin

Kevi Muçllari, i riu i arrestuar pas një përplasjeje me një këshilltar bashkiak në Bashkinë e Pogradecit, është liruar nga gjykata e Korçës. Mësohet se Gjykata vendosi…

Hakoi mbi 100 mijë portofole kriptovalutash me vlerë miliona euro, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash. Në pranga ka rënë shtetasi Sotiraq Kolezi, 38 vjeç, nga Bilishti. Ai…

I FUNDIT – Plas sherri ne kryeministri, Edi Rama shkarkon Ballukun nga…(Del emri qe e zevendeson)

Ky është distancimi i parë që Rama dhe socialistët bëjnë publikisht ndaj Ballukut, e cila është tashmë e akuzuar zyrtarisht nga SPAK për aferën miliona eurosh të…