Ngjarje sh*kuese në Tiranë, 2 femra marrin peng një djalë të ri, e mbajnë peng dhe e dh*nojnë për orë të tëra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy femra në bashkëpunim me tre meshkuj kanë rrëmbyer, mbajtur peng dhe dhu nuar një djalë të ri për orë të tëra.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë më 10 nëntor dhe policia sot njoftoi se ka arrestuar dy vajzat e akuzuara.

M.M, 21 vjeçe dhe S.C, 25 vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së kryeqyetit pasi akuzohen se tre ditë më parë së bashku me tre djem, morën peng një 27-vjeçar.

Në lidhje me ngjarjen është në kërkim Klajdi Limani i dyshuar si njëri nga bashkëpunëtorët. Më herët pas ngjarjes u arrestuan Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, që të dy, 24-vjeçarë.
Çfarë ndodhi më 10 nëntor

Këtë të hënë, pesë të rinjtë, në rrethana ende të paqarta, rrëmbyen djalin 27 vjeçar dhe e mbajtën peng të izoluar brenda një apartamenti në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe ata e kanë dhu nuar verbalisht dhe fizikisht të riun.

Në këtë vorbull të errët, pesë bashkëpunëtorët në krim i kanë kërkuar me forcë 27 vjeçarit, shumën prej pesë mijë eurosh.

Sipas policisë, 2 nga të arrestuarit të cilët u prangosën pas ngjarjes, Lusian Kimza dhe Asmireld Nimani, si dhe 3 bashkëpunëtorët, arritën që përmes dhu nës dhe presionit ta detyrojnë të riun të shkojë në banesën e tij dhe të marrë 5.000 euro, të cilat u gjetën në dhomën ku ai mbahej.

Por edhe pasi 27-vjeçari u dha paratë, ata e kërcënuan t’u japë edhe 5 mijë euro të tjera.

Hetimet sugjerojnë se e dyshuara S.C më herët ka qenë në një lidhje me 27-vjeçarin, ndërsa dyshohet se kishte lidhje edhe me Lusian Kimzën.

Në një moment, Lusiani ka zbuluar se e dashura e tij S.C komunikonte me mesazhe me djalin 27 vjeçar dhe kërkoi t’i merrnin atij para. Ishte pikërisht S.C e cila u përdor si karrem për të nxjerrë në takim 27-vjeçarin.

Duke folur zyrtarisht mbi këtë ngjarje, policia e Tiranës tha sot se në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhu nuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.

Ndërsa punohet për kapjen e shtetasit K. N., materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme. /noa.al.

Related Posts

Flamur Noka drejt arrestimit? Dosja e koncensionit 500 milionë euro të pasaportave, shtëpia 1 milionë euro dhe afera me banesat e të pastrehëve që ua dha familjarëve të tij

SPAK po finalizon hetimet intensive për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Përpos hetimit pasuror, ku…

Dumani takim me amerikanët, priten lekundje të forta, gazetari analizon mesazhet

Këtë të shtunë në emisionin televiziv u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë. Gjatë emisionit, gazetari…

Dy shenjat e zodiakut që do bëjnë ëndrrat e tyre realitet në vitin 2026

Ëndrra e tyre më e madhe është papritur më afër se kurrë. Për dy shenja të horoskopit, viti 2026 shënon një pikë kthese vendimtare në jetë. Dyert…

Policia i njofton gabimisht familjes vd*kjen e djalit të tyre

Një gabim i rëndë i policisë në Britaninë e Madhe ka dalë në dritë gjatë një seance hetimore, ku autoritetet pranuan se kishin informuar familjen e gabuar…

Dalin VOTAT e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV5

Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5. Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen: Ftohja mes Selin dhe…

U aks*dentua në Peqin–Elbasan, ndërron j’etë në spital 43-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43 vjeç, i cili u aksidentua pak ditë më parë në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Sipas informacionit zyrtar, 43-vjeçari…