Po afrohet stuhia Tanja Porja paralajmëron: Merrni masa! Ja çfarë pritet nga dita e..

Tanja Porja ka paralajmëruar ndryshime të forta në mot duke nisur nga e marta, pas disa ditësh të ngrohta dhe me diell që do të zgjasin deri në fillim të javës së ardhshme.

Deri të hënën, vendi do të gëzojë temperatura të larta për këtë periudhë të vitit, duke arritur deri në 26 apo 27 gradë, ndërsa mëngjeset do të jenë të freskëta, tipike për nëntorin percjell shqiptari.net.

Sipas sinoptikanes, e marta do të shënojë kthesën e madhe të motit. Pritet mbërritja e një sistemi të fuqishëm me reshje të dendura, stuhi dhe rrebeshe që do të zgjasin për disa ditë pa ndërprerje. Në disa zona, pritet që reshjet të jenë të shtrira dhe me intensitet të lartë, duke rritur rrezikun për përmbytje – veçanërisht në Vlorë dhe Durrës, të cilat konsiderohen më problematike.

“Presim katër deri në pesë ditë me reshje të forta, ndërsa i gjithë nëntori do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje të vazhdueshme,” u shpreh Porja, duke shtuar se do të ketë luhatje të mëdha temperaturash brenda 24 orëve.

Në zonat malore, pas datës 18 nëntor, pritet që të bjerë dëborë, duke zbardhur të gjithë zonat e larta të vendit. “Këtë herë, dëbora nuk do të jetë vetëm në veri, por do të prekë të gjitha zonat malore të Shqipërisë,” tha Porja.

Ekspertja paralajmëroi se mund të kemi dy sisteme të forta stuhish njëra pas tjetrës, që do të sjellin reshje mbi normat mujore të nëntorit dhe do të ndikojnë ndjeshëm në sasinë vjetore të rreshjeve në territor.

Për qytetarët, Tanja Porja rekomandoi të shfrytëzojnë ditët me diell deri të hënën dhe të tregohen të kujdesshëm më pas, ndërsa autoritetet të marrin masa paraprake për zonat me risk përmbytjesh.

Sipas saj, ky fundnëntor do të jetë një prelud i vërtetë i dimrit që po afrohet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Flamur Noka drejt arrestimit? Dosja e koncensionit 500 milionë euro të pasaportave, shtëpia 1 milionë euro dhe afera me banesat e të pastrehëve që ua dha familjarëve të tij

SPAK po finalizon hetimet intensive për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Përpos hetimit pasuror, ku…

Dumani takim me amerikanët, priten lekundje të forta, gazetari analizon mesazhet

Këtë të shtunë në emisionin televiziv u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë. Gjatë emisionit, gazetari…

Dy shenjat e zodiakut që do bëjnë ëndrrat e tyre realitet në vitin 2026

Ëndrra e tyre më e madhe është papritur më afër se kurrë. Për dy shenja të horoskopit, viti 2026 shënon një pikë kthese vendimtare në jetë. Dyert…

Policia i njofton gabimisht familjes vd*kjen e djalit të tyre

Një gabim i rëndë i policisë në Britaninë e Madhe ka dalë në dritë gjatë një seance hetimore, ku autoritetet pranuan se kishin informuar familjen e gabuar…

Dalin VOTAT e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV5

Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5. Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen: Ftohja mes Selin dhe…

U aks*dentua në Peqin–Elbasan, ndërron j’etë në spital 43-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43 vjeç, i cili u aksidentua pak ditë më parë në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Sipas informacionit zyrtar, 43-vjeçari…