Rama: Vr*sësit do identifikohen në kohë reale! Gati projekti për monitorimin e rrugëve me kamera inteligjente

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse nevojitet një reformë e thellë për uniformat blu, gjatë emisionit “Real Story” në ABC News. Rama u përgjigj se në këtë drejtim është bërë një progres i madh, ndërkohë që ajo që mbetet është monitorimi i rrugëve me kamera inteligjente. Ai theksoi se projekti dhe financimi për këtë sistem janë gati dhe shpreson që punimet të fillojnë së shpejti.

Sipas kryeministrit, nëse rrugët do të monitoroheshin nga këto kamera, keqbërësit apo vrasësit do të identifikoheshin në kohë reale, duke e bërë shumë më të vështirë shpëtimin e tyre. Rama sqaroi se procesi ishte zvarritur më parë për arsye burokratike nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, por tani është duke u implementuar sistemi digjital të monitorimit me kamera inteligjente, i sprovuar më parë me sukses në Emiratet e Bashkuara.

**Pjesë nga intervista:** “Jo, unë mendoj që ne kemi bërë progres të madh dhe në atë drejtim, por ajo që na mungon qartësisht është rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe identifikimin e keqbërësve. Praktikisht kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë për arsye burokratike. Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, vrasësi apo vrasësit — sepse nuk e di saktësisht sa kanë qenë në Rinas — do të ishin identifikuar në kohë reale. Projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë dhe shpresoj që në javët e ardhshme të fillojë puna. Koha e realizimit dhe vendosjes së sistemit pritet të zgjasë 12 muaj dhe më pas do të kemi kapacitete të reja për të identifikuar dhe reaguar ndaj çdo keqbërësi,” tha Rama.

Related Posts

Flamur Noka drejt arrestimit? Dosja e koncensionit 500 milionë euro të pasaportave, shtëpia 1 milionë euro dhe afera me banesat e të pastrehëve që ua dha familjarëve të tij

SPAK po finalizon hetimet intensive për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Përpos hetimit pasuror, ku…

Dumani takim me amerikanët, priten lekundje të forta, gazetari analizon mesazhet

Këtë të shtunë në emisionin televiziv u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë. Gjatë emisionit, gazetari…

Dy shenjat e zodiakut që do bëjnë ëndrrat e tyre realitet në vitin 2026

Ëndrra e tyre më e madhe është papritur më afër se kurrë. Për dy shenja të horoskopit, viti 2026 shënon një pikë kthese vendimtare në jetë. Dyert…

Policia i njofton gabimisht familjes vd*kjen e djalit të tyre

Një gabim i rëndë i policisë në Britaninë e Madhe ka dalë në dritë gjatë një seance hetimore, ku autoritetet pranuan se kishin informuar familjen e gabuar…

Dalin VOTAT e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV5

Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5. Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen: Ftohja mes Selin dhe…

U aks*dentua në Peqin–Elbasan, ndërron j’etë në spital 43-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43 vjeç, i cili u aksidentua pak ditë më parë në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Sipas informacionit zyrtar, 43-vjeçari…