Skip to content

E rëndë në Elbasan, gjendet e mb’ytur në lumin Shkumbin një grua rreth 40 vjeçe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku në lumin Shkumbin është gjetur e mbytur një grua rreth 40 vjeçe. Rreth orës 19:00, banorët e zonës së Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re trupin e një personi që lundronte në ujë. Menjëherë janë nisur në vendngjarje forcat e policisë, zjarrfikësit dhe palombarët, të cilët për shkak të errësirës e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen.

Pas disa minutash kërkimesh, trupi i gruas është nxjerrë nga lumi me ndihmën e 7 efektivëve zjarrfikës dhe 10 efektivëve të policisë.

Viktima, e cila ende nuk është identifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i saj është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërsa deri tani asnjë familjar nuk është paraqitur për ta identifikuar.

Published inTë fundit