Ndërsa vëmendja kombëtare ishte ngulitur tek arrestimi i autorëve të atentatit në Aeroporti i Rinasit, një video e dërguar në redaksinë e “Joq Albania” tregon një tjetër skenë: forcat policore sekuestrojnë… një skuter elektrik pranë stadiumit Air Albania.
Në videon e qytetarit shihet një zonjë teksa i merret skuteri, ndërkohë që kriminelët vazhdojnë të qetë punën e tyre.
Duket se kujdesi më i madh i policisë është përqëndruar tek skuterat elektrikë të qytetarëve të zakonshëm. Mund të jesh kriminel, mund të vrasësh dhe të mos kapesh kurrë, por nëse bën gabim dhe del me skuter, nuk i shpëton dot policisë.
Kjo ngjarje vjen në momentin kur autoritetet po diskutojnë masat për kontrollin dhe kapjen e kriminelëve, por realiteti i sekuestrimit të një skuteri elektrik në vend të arrestimit të atentatorëve e bën tablonë më tepër satirike sesa serioze.
Në këtë rast lind pyetja: a është skuteri objekt “me rrezikshmëri të lartë” apo aksion simbolik për mediat?