Ledioni nuk vonon për diss-in e radhës ndaj Arbanës

Arbana Osmani po intervistonte sonte në programin e saj “Mirëmbrëma Yje” shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me shkas librin e tij të fundit. Duke qenë dy ish-punonjës të Top Channel, biseda pashmangshmërisht kaloi te televizioni dhe prapaskenat e tij.

Në një moment të intervistës, Arbana e vuri Blushin mes zgjedhjeve, duke e pyetur se kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality. Përgjigja e Blushit ishte e menjëhershme dhe zbuloi një prapaskenë të bujshme, duke iu referuar “Big Brother VIP”.

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. E talentuar për atë punë. Gjynah që s’e bën Big-un. Më vjen shumë keq që nuk e bën. Kjo është arsyeja pse të zgjodha. Ata më kërkuan që ta bënte Ledioni këtë punë dhe unë s’e pranova. Vura veton për ty, për fat të mirë. Dhe bëra shumë mirë. Po përse të vjen zor? Pse nuk më sheh në sy?”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është se një reagim nga Ledion Liço nuk duket të ketë vonuar.

Teksa intervista ishte ende “live”, vetëm pak minuta pas kësaj deklarate të fortë, moderatori ka postuar në Instagram Story një thënie të famshme të aktorit Jim Carrey, e cila flet për famën dhe pasurinë.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm dhe të bëjnë gjithçka që kanë ëndërruar, në mënyrë që të shohin se kjo nuk është përgjigjja,” shkruhet në postimin e Ledionit.

Ky postim, i bërë në një kohë kaq të afërt me deklaratën e Blushit, vështirë të jetë rastësi. Në rrjet po interpretohet gjerësisht si një mesazh i koduar ose një “thumb” filozofik ndaj diskutimit për pozitat dhe famën në televizion.

Related Posts

E thotë studimi: Këto janë profesionet ku njerëzit tradhtojnë më shumë, mos u lidhni me ta se e hengret

Një raport i publikuar në vitin 2015 nga faqja e njohur “Ashley Madison”, e cila njihet për ndërmjetësimin e lidhjeve jashtëmartesore, ka hedhur dritë mbi profesionet që…

E dinit? Këto emra nuk mund t’ja vendosni bebit tuaj, janë rreptësisht të ndaluar

Shumë prindër duan të zgjedhin një emër të veçantë për fëmijën e tyre, por në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë e emrave që janë rreptësisht të…

“Më ka pas thyer qafën” – Emina Cunmulaj rrëfen martesën e parë me shqiptarin

Modelja e njohur Emina Cunmulaj ka ndarë së fundmi detaje të hapura dhe personale nga jeta e saj private përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, duke…

Hartë nga dokumentet sekrete të Gjermanisë e shek. 13-15-të, Shqipëria Natyrale superfuqi në Ballkan, Greqia nuk ekzistonte!

Dita-ditës hartat dhe dokumentet sekrete nga arshivat e superfuqive Europiane po dalin nga vendet e “kyçura mirë” ku ato fshiheshin për shekuj me radhë! Por, ajo që…

E paskemi ditur gabim! Okulisti-kirurg paralajmëron: Kujdes me kamomilin në sy, është njësoj si…

“Ua ndaloj në mënyrë rigoroze, përdorimim e kamomilës sepse…” Iftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë ka qenë Dr. Eugen Dautllari, okulist-kirurg. Mjek prej më shumë se…

AFËRDITA PELLAZGO–ILIRE DHE GRUAJA E MALËSIS . NGA LASHTËSIA TE MALËSIA

Nga hyjnesha e bukurisë, që ilirët e lashtë e nderonin me emrin Afërdita, tek gruaja e Malësisë që sot mban mbi supe kostumin e shenjtë të traditës,…