“U rrita me Gilmando Danin”, ish deputeti i PS-së tregon për besnikun e Shullazit: Ishim në një lagje, askush nuk e kishte frikë dhe të gjithë e donin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur dy ditë më parë ku në rrethrrotullimin e Rinasit mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, Muçi Shaljani. Përmes një postimi në rrjetet sociale Valteri ka bërë me dije se qysh fëmijë e njihte Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit dhe ndryshe nga sa po thuhet përgjatë ditëve të fundit, ai ishte një njeri i qetë dhe i respektuar në komunitetit.

“Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje.

Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone. Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes.

Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi”, shkruan Valteri.

Teksa më tej thekson se fakti që e bën këtë ngjarje akoma dhe më të rëndë është mënyra se si është trajtuar nëpër media. Valteri shton se mënyra se si pamjet e atentatit u shpërndanë në media dhe rrjetet sociale, duke traumatizuar publikun dhe duke normalizuar dhunën, sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët.

Vrasja e Gilmando Danit, nje plage per shoqerine dhe nje pasqyre e erret e realitetit te shoqerise tone.

Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje.

Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone.

Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes.

Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi.

Fatkeqesisht, ne ditet e sotme, gjyqin nuk e ben me drejtesia, por tastiera. Ne vend qe te presim organet kompetente te flasin me fakte, kemi lejuar qe rrjetet sociale e disa media te behen gjykate publike. Tashme te gjithe ndihen te lire te shpallin fajtore apo viktima, te shpikin motive e histori, duke harruar se pas cdo lajmi ka familje, femije, njerez qe vuajne.

Por ajo qe e ben kete ngjarje edhe me te rende, eshte menyra si u publikuan pamjet e atentatit. Shperndarja e videove te dhunes ekstreme eshte nje akt qe shkon ne te njejten vije me autoret e krimit, ata qe duan te perhapin terror dhe te dergojne mesazhe frike.

Ne vend qe media te luaje rolin e saj si filter moral dhe edukues, shpesh ajo po behet mjet nxitjeje e traumatizimi publik.

Rrjetet sociale jane te hapura per te gjithe, per te rritur, por edhe per adoleshente e femije qe kalojne cdo dite me celular ne dore. Kur nje femije sheh dhune te vertete ne ekran, pa asnje filter, pa asnje paralajmerim, ai mesohet me dhunen. Ajo nuk i shkakton me tronditje, por kuriozitet. Neser, mund ta shohe si dicka te zakonshme.

Keshtu lind indiferenca. Dhe shoqeria qe humb ndjeshmerine ndaj dhunes, eshte nje shoqeri qe po humb humanitetin.

Kjo ngjarje duhet te na zgjoje si prinder, si qytetare, si shoqeri. Duhet te na beje te reflektojme per rolin e medias, per etiken e informimit, per kufijte qe duhet te vendosim mes se drejtes per t’u informuar dhe detyrimit per te mbrojtur shendetin mendor te publikut.

Sot nuk kemi nevoje per me shume pamje dhune. Kemi nevoje per me shume pergjegjesi, per me shume ndjeshmeri, per me shume edukim.

Kemi nevoje te kujtojme se pas cdo lajmi fshihet nje njeri. Dhe se dhimbja e nje familjeje nuk eshte kurre material per klikime.

Dua te shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per nenen e Gilmando Danit, per familjaret e tij, per miqte dhe te afermit. Nuk ka fjale qe lehteson dhimbjen e nje nene qe humbet djalin, por dua t’i them se ne nuk do ta harrojme. Ai do te kujtohet si nje djale i mire, i qete dhe i dashur, si nje njeri qe nuk meritonte te largohej keshtu

Related Posts

E thotë studimi: Këto janë profesionet ku njerëzit tradhtojnë më shumë, mos u lidhni me ta se e hengret

Një raport i publikuar në vitin 2015 nga faqja e njohur “Ashley Madison”, e cila njihet për ndërmjetësimin e lidhjeve jashtëmartesore, ka hedhur dritë mbi profesionet që…

E dinit? Këto emra nuk mund t’ja vendosni bebit tuaj, janë rreptësisht të ndaluar

Shumë prindër duan të zgjedhin një emër të veçantë për fëmijën e tyre, por në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë e emrave që janë rreptësisht të…

“Më ka pas thyer qafën” – Emina Cunmulaj rrëfen martesën e parë me shqiptarin

Modelja e njohur Emina Cunmulaj ka ndarë së fundmi detaje të hapura dhe personale nga jeta e saj private përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, duke…

Hartë nga dokumentet sekrete të Gjermanisë e shek. 13-15-të, Shqipëria Natyrale superfuqi në Ballkan, Greqia nuk ekzistonte!

Dita-ditës hartat dhe dokumentet sekrete nga arshivat e superfuqive Europiane po dalin nga vendet e “kyçura mirë” ku ato fshiheshin për shekuj me radhë! Por, ajo që…

E paskemi ditur gabim! Okulisti-kirurg paralajmëron: Kujdes me kamomilin në sy, është njësoj si…

“Ua ndaloj në mënyrë rigoroze, përdorimim e kamomilës sepse…” Iftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë ka qenë Dr. Eugen Dautllari, okulist-kirurg. Mjek prej më shumë se…

AFËRDITA PELLAZGO–ILIRE DHE GRUAJA E MALËSIS . NGA LASHTËSIA TE MALËSIA

Nga hyjnesha e bukurisë, që ilirët e lashtë e nderonin me emrin Afërdita, tek gruaja e Malësisë që sot mban mbi supe kostumin e shenjtë të traditës,…