E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja, nga lekët tek tradhtia

DASHI

Në jetën në çift do mbizotërojë një klimë e ngrohtë dhe mjaft e këndshme. Do merreni vesh mirë me atë që keni në krah. Beqarët do vazhdojnë të kërkojnë pa fund gjatë kësaj dite për të gjetur shpirtin e tyre binjak, por më kot. Çdo sakrificë do jetë e hedhur dëm. Financat do jenë goxha të qëndrueshme dhe aspak problematike. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

DEMI

Jeta juaj në çift do jetë shumë e veçantë gjatë kësaj dite. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ju bëjë të ndiheni sa më mirë. Beqarët do jenë mjaft joshës dhe do marrin pa fund propozime nga persona që nuk i njohin. Mos refuzoni menjëherë, jepini vetes një mundësi. Perspektivat materiale do jenë goxha të mira. Do mund të kryeni edhe investime.

BINJAKËT

Ditë shumë e qetë dhe pa problemin më të vogël kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kaloni çaste të veçanta dhe do filloni të planifikoni edhe të ardhmen. Beqarët do vazhdojnë të presin dashurinë e madhe e cila duket ende shumë larg. Në planin financiar duhet t’i bëni mirë llogaritë që të mos keni as problemin më të vogël.

GAFORRJA

Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e trishtuar sot. Si ju ashtu edhe partneri do tregoheni të dashur me njëri-tjetrin dhe do mendoni të bëni sa më shumë surpriza. Beqarët do e gjejnë më në fund një person të përshtatshëm dhe do fillojnë një histori dashurie. Në planin financiar do jetë Plutoni ai që do ju mbështesë fort dhe do ju bëjë të jeni më të kthjellët.

LUANI

Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kaloni çaste të mrekullueshme pranë atij që dashuroni dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Beqarët do marrin shumë ftesa, por asnjëra prej tyre nuk do ju duket aq tërheqëse. Ka shumë gjasa që edhe sot të qëndrojnë vetëm. Merkuri do ndikojë negativisht tek financat dhe do t’ua dobësojë tej mase ato.

VIRGJËRESHA

Do e ruani edhe gjatë kësaj dite klimën e ngrohtë në jetën tuaj në çift. Do flisni sinqerisht me atë që keni në krah dhe do sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur më herët. Beqarët duhet të dëgjojnë zemrën dhe t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, edhe pse do luftoni fort që t’i përmirësoni.

PESHORJA

Do kënaqeni sot në krahët e partnerit tuaj dhe do mendoni se jeni në një ëndërr. Në fakt gjithçka do jetë reale. Çdo çast të lirë do e kaloni me të dashurin e zemrës. Beqarët nuk do mund të fillojnë dot një histori dashurie edhe pse mundësitë për njohje të reja nuk do mungojnë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja do jetë e shkëlqyer.

AKREPI

Mjedisi yjor do jetë mjaft i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin tuaj dhe nuk do jetoni thjesht momentin si t’iu vijë. Beqarët do ndihen gati të fillojnë një histori dashurie me personin që ka gjithë ato kohë që i josh. Financat do jenë goxha të turbullta. Mos hidhni hapa të nxituara sepse do pendoheni shpejt.

SHIGJETARI

Nuk do keni për çfarë të qaheni gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Gjithçka që keni dëshiruar do ju plotësohet. Beqarët do e kenë mendjen gjetiu dhe nuk do mendojnë aspak për krijimin e një lidhjeje. Financat do kenë disa përmirësime të vogla. Kujdes, kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni kuturu.

BRICJAPI

Yjet do kenë ndikim pozitiv gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do keni më shumë besim tek ai që keni në krah dhe do ndiheni gati të hidhni edhe ndonjë hap më tej. Beqarët më mirë të tregohen realiste dhe të mos kërkojnë të pamundurën. Në planin financiar gjendja do jetë më e mirë. Do arrini të shlyeni fillimisht të gjitha borxhet.

UJORI

Ditë shumë e vështirë dhe herë pas here e mbushur me debate të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit planifikuar. Beqarët do enden kot nëpër rrugë dhe nuk do arrijnë ta gjejnë personin e përshtatshëm. Edhe financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Duhet të mendoheni disa herë para se të kryeni çdo lloj investimi.

PESHQIT

Çështjet e zemrës do shkojnë për mrekulli gjatë kësaj dite. Do jeni të qartë në mendime dhe do bëni atë që ndjeni. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës gjithë kohës. Beqarët do jenë të logjikshëm dhe nuk do nisin një histori pa qenë të sigurt se ajo mund të vazhdojë gjatë. Dielli do ju ndihmojë në planin financiar. Gjithë kohës do mbizotërojë ekuilibri.

Related Posts

”Ata donin Ledionin”, Ben Blushi ia thotë troç Arbana Osmanin: Po të mos vija un nuk do kishte Big Brother dhe as ti s’do e prezantoje!

Blushi tha se është ai që e çeli si format ”Big Brother Albania Vip” dhe se këtë detyrë ja dha Arbana Osmanit. Shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi…

Rama drejt largimit?! Deklarata e fortë e zyrtarit të PS: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet

Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër….

E pazakontë në festën kuqezi pas fitores! Broja i përlotur në stol nuk do të marrë pjesë, Hysaj e merr me zor të shkojë te tifozët (Video)

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës. Një arritje e jashtëzakonshme që padyshim është shoqëruar…

Tre ditë pas at entatit në Rinas ku u v ra Gilmando Dani, gjendet një arsenal ar mësh në zonën e Niklës

Menjëherë pas atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP, Muçi Shaljani, policia ka nisur aksionet me qëllim zbardhjen e ngjarjes…

Rama premtoi rritje pensionesh, por BSH trondit: Nuk ka…

Tiranë, 09 Nëntor 2025 – Banka e Shqipërisë (BSh) ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj qeverisë shqiptare për gjendjen e vështirë dhe të paqëndrueshme të skemave…

Hetimet për 21 janarin, Berisha refuzon thirrjen e SPAK, nuk paraqitet për të dëshmuar

Sali Berisha nuk i është bindur fletëthirrjes së SPAK për të dëshmuar për 21 janarin. Ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat…