Parashqevi Simaku nuk është mirë/ Tr*ndit biznesmeni, ja cpo i ben i biri, e dhimbshme

Teksa ka kaluar rreth një vit, nga koha kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, u gjet rastësisht rrugëve të New York-ut në një gjendje të mjerueshme, e pastrehë dhe që rronte vetëm me ndihma vullnetare, gjendja e saj nuk njeh shumë përmirësime.

Gjatë ditës së djeshme, në studion e Opinion, biznesmeni Elton Ilirjani, tha se “këngëtarja e madhe nuk është mirë emocionalisht dhe nga ana psikologjike”.

Sipas tij, Simaku nuk beson se është divorcuar ndonjëherë, duke ia atribuar Inteligjencës Artificiale fundin e martesës së saj me Robert Nofle, me të cilin ka një djalë.

“Ajo nuk është mirë me jetën e saj sociale, nuk takohet më me të birin. Janë takuar vetëm një herë kur keni parë videot në televizion në janar të këtij viti. Kanë bërë tre ose katër telefonata dhe i biri nuk ka pranuar të vijë, thotë që mamaja e tij duhet të mjekohet në spital. Unë kam biseduar edhe me ish-bashkëshortin e saj. Parashqevia beson se është ende e martuar dhe thotë se çdo gjë e ka bërë Inteligjenca Artificiale”, tha Ilirjani.

“Unë jam i dyzuar, mendoj se ajo nuk e beson fare te procesi i divorcit, sepse nuk ka qenë pjesë, ka qenë e përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga shteti. Parashqevia ka nevojë të merret me veten, i bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, ka ardhur momenti të bësh maksimumin tënd, të merresh me veten!

Jam i bindur që po më ndjek, e di se i ndjek emisionet një nga një, nuk ta ka marrë Inteligjenca Artificiale Robertin, e kam dosjen tënde, ti nuk je më bashkëshortja e tij, nuk ka ndodhur asgjë në mënyrë artificiale. Duhet të ringrihemi bashkë dhe ti të jesh e zonja të këndosh dhe ta bësh djalin tënd krenar, që të bashkohet me ty”.

Sipas Ilirjanit, Simaku nuk kërkon që ti rikthehet jetës normale, ndërsa refuzon që të bëjë qoftë edhe një kartë identiteti.

“Asaj nuk i duhen para dhe shtëpi, asaj i duhet që të kthehet në jetën normale. Ajo nuk pranon se nuk beson që ka diçka që nuk shkon me të, s’pranon të bëjë edhe qoftë një kartë identiteti. Qeraja e saj është e paguar deri në fund të Janarit të vitit të ardhshëm, dhe më pas ne nuk mund të bëjmë një kontratë qeraje për të. Ajo nuk shkon dot në asnjë vend, pa një mjet identifikimi, ajo nuk pranon të shkojë dhe të marrë as ID amerikane. Parashqevia ka qenë në spital për 15 ditë, dhe më pas nuk pranoi që të merrte mjekim, edhe pse i bëri shumë mirë”, rrëfeu biznesmeni,

Related Posts

Tr*ndit gazetarja Lala: Gilmandon e tr*dhtoi …

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të rëndësishme në lidhje me dinamikën dhe motivin e mundshëm të atentatit mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe…

Aksident fatal, vd*s çifti i ri. Ne lule te jetes

Cleveland, Ohio, SHBA – Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Dy të rinj të fejuar, Samira Xhaferi (27 vjeçe)…

“Çmendet” 37-vjeçarja në Tiranë, i vë FLAKËN shtëpisë së të dashurit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Policia njofton se një 37-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se ka djegur shtëpinë…

Viti 2026 vjen me fat për këto dy shenja të horoskopit! Para dhe ndryshime të mëdha në karrierë

Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin. Pas një periudhe sfiduese, ku…

Altin Dumani edhe 1 muaj në krye të SPAK, kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi, si po “qepen letrat”…

Pas një muaji përfundon mandati trevjeçar i kreut të SPAK, Altin Dumani. Ai do të rikthehet në strukturë si prokuror i posaçëm, ndërsa gara për pasardhësin e…

Djali dorëzonte gjithmonë detyrat bosh – ajo që mësuesja gjeti në çantën e tij i tronditi të gjithë.

Në një shkollë të vogël periferie, çdo mëngjes, një djalë i heshtur, Arlindi, vinte me çantën e tij të vjetër e të grisur. Nuk fliste shumë dhe…