E tha Rama, ja kur do nisë shpërndarja e BONUSIT për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Njësinë numër 2 në Tiranë për një takim me socialistët, teksa shpjegoi buxhetin e vitit 2026 për bashkinë e Tiranës.

Rama foli për pensionet duke përmendur shifrën 1.7 mld euro në dizpocizion të pensionistëve këtë 4-vjeçar. Ai shtoi se bonusi i fundvitit do jepet në fillim të dhjetorit. Ndërkohë, theksoi edhe një herë se rritje pensionesh do ketë çdo janar deri në 2030.

“Është e domosdoshme që secili dhe secila të bëjnë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashkinë e Tiranës të shkojnë mirë. Këto ditë duke folur për buxhetin e Tiranës të flasim për buxhetin kombëtar, më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur që ta bëjmë, rritjen e mbështetjes reale, për pensionistët.

Që faktikisht do të zenë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 mld euro.

Të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm të qeverisë, qoftë për pjesën që do të na mundësojë objektivin ku duam të çojmë pensionin mesatar në kategorinë e pensionit të plotë urban dhe pensionin minimal në pensionin rural.

Është një moment që e përmbush atë që ka qenë ambicia jonë kryesore, që rritje e vazhdueshme ekonomike, FMN u shpreh me nota shumë pozitive për ekonominë, të jetë një rritje e cila është gjithpërfshirëse.

Fakti që sot edhe pensionistët përfshihen në këtë ambicie dhe do të prekin këtë rritje të vazhdueshme është një fakt që më lehtëson edhe për pensionistin.

Për ta bërë të qartë se çfarë nuk thuhet dhe çfarë nuk përflitet ku 95% e gjërave që qarkullojnë të rreme ose edhe më keq, gjysëm të vërteta. Është thënë edhe faktikisht vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e vitet të ri.

Është e pavërtetë, bonusi i fundvitit do jepet si vitin e shkuar, duke filluar nga fillimi i dhjetorit, është një bonus që shkon për festa e fundvitit. Vitin e ardhshëm nga janari do fillojmë të rrisim mbështetjen për pensionistët. Rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit pasardhës.”– tha
Rama.

Related Posts

Ngjarje e r*ndë në Greqi: Babai shqiptar përbaIIet me akuzat për sjeIIje të papranueshme ndaj djaIit 10 vjeç

Horror në Rodos: 51-vjeçar shqiptar aku*zohet se ka abuzuar s*ksuaIisht me djaIin e tij 10-vjeçar Një çështje e rëndë ab*uzimi s*ksuaI ndaj një fëmije 10-vjeçar në Rodos…

Bëhuni GATI! “Stuhia po afrohet ”/ Tanja Porja paralajmëron fortê: Nga e martja, ja çfarë pritet

Tanja Porja ka paralajmëruar ndryshime të forta në mot duke nisur nga e marta, pas disa ditësh të ngrohta dhe me diell që do të zgjasin deri…

“Më ndihmoni që vajza ime 7-vjeçare të mos vd esë nga tu mori!”

Kjo nuk është një kërkesë e zakonshme, por një lutje e ngulitur thellë në dëshpërim. Nëna e shfaqur në këtë imazh prekës ka kthyer rrugën në vendin…

Njohja e pensioneve me Greqinë, Rama: Pas Italisë, do jetë guri i fundit i mozaikut

Në aspektin e atyre që punojnë në Greqi, ose që kanë punuar, vitet e tua të punës në Greqi njihen për sa kohë ke paguar sigurime. Se…

Berisha tr*ndit politikën: Do të nxjerr…

Pas atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, debati politik ka marrë përmasa të reja me shkëmbimin e akuzave mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit aktual…

Tragjike/ Iku nga Britania në Turqi për të mbjellë flokët me çmim më të lirë, humb jetën papritur shqiptari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll. Vdekja e tij erdhi pasi ai…