Shokuese! Influencerja helmon vajzën e saj 1-vjeçare për të fituar ndjekës dhe donacione

Autoritetet australiane kanë arrestuar një Influencere 34-vjeçare pasi zbuluan se ajo po helmonte vajzën e saj njëvjeçare për të mbledhur donacione dhe për të rritur numrin e ndjekësve të saj. Gruaja nga Queensland u shfaq në rrjetet sociale për të luftuar për vajzën e saj, e cila dyshohet se po përballej me një “sëmundje kronike”. Mirëpo, siç ka marrë vesh policia që ka trajtuar rastin, vogëlushja ishte e sëmurë për shkak të barnave që i kishte dhënë 34-vjeçarja, e cila nuk hezitoi të ngarkonte video të së bijës “në shqetësim dhe dhimbje të madhe”.

Autoritetet u alarmuan tetorin e kaluar kur vajza u shtrua në spital. Siç u konstatua, 34-vjeçarja i jepte vajzës së saj drogë dhe substanca të tjera – pa recetë – që nga gushti.

Siç njofton policia, disa nga ilaçet që 34-vjeçarja i ka dhënë vajzës së saj ishin për një person tjetër në shtëpinë ku jetonin.

Gjatë së njëjtës periudhë, 34-vjeçarja kishte arritur të grumbullonte më shumë se 37 mijë dollarë përmes donacioneve në një faqe të krijuar në platformën GoFundMe.

34-vjeçarja akuzohet për abuzim, shfrytëzim të të miturit dhe mashtrim.

Related Posts

Fitoi 105 milionë paund në lotari, të nesërmen i kthehet punës me furgonin e tij të vjetër

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin…

Po punonte tokën dhe hasi diçka të çuditshme, i riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund…

I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur…

Bëri 9 vite kimiot*rapi, 47-vjeçari zbulon se nuk vuante nga k*nceri

Një 47-vjeçar nga Montana e SHBA-së, kaloi nëntë vite duke marrë kimioterapi për një diagnozë të gabuar të kancerit. Anthony Olson u diagnostikua në vitin 2011 me…

Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta…

Këto jane shenjat a para të goditjes në tru dhe duhet të telefononi urgjencën

Dhjetëra mijëra njerëz që kanë një goditje në tru mund të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt nëse njerëzit telefonojnë urgjences menjëherë pasi shohin një nga tre simptomat…