Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Vlorë–Kotë, ku u përfshinë dy automjete dhe një person mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në afërsi të fshatit Qishbardhë. Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip Ford, i drejtuar nga Albert Hasani, është përplasur me mjetin Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi Elidon Veraj.
I plagosuri është transportuar për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Ngjarja ka ndodhur mes mjetit tip Ford, i drejtuar nga shtetasi Albert Hasani, dhe mjetit Volksëagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi Elidon Veraj.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi Sokol Gjondeda është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Nuk raportohet për rrezik për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.