Skip to content

P*rndjekje shqetësuese në Lezhë, 24-vjeçarja denoncon publikimin e të dhënave personale në rrjetet sociale

Lezhë, 15 nëntor 2025 – Një 24-vjeçare nga Lezha ka denoncuar në Polici një rast të rëndë përndjekjeje, duke deklaruar se një person i paidentifikuar e ka ndjekur me automjet dhe ka shpërndarë të dhënat e saj personale në rrjetet sociale. Ngjarja ka shkaktuar panik tek e reja, e cila kërkoi menjëherë ndërhyrjen e autoriteteve.

Sipas Policisë, shtetasja L. A. ka raportuar se individi jo vetëm e ka ndjekur në rrugë, por i ka dërguar edhe mesazhe në telefon dhe më pas ka publikuar të dhënat e saj personale në një rrjet social.

Specialistët e hetimit kanë nisur verifikimet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të mënyrës së veprimit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, që pritet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm ligjorë.

Hetimet vijojnë.

Published inTë fundit