Si kurrê më parë! Big Brother VIP nis të hënën, muslimanja Ikballe banorja e pare, do e fusin ne nje dhome që

Tashmë është zyrtare: edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të nisë të hënën, ndërsa atmosfera e pritjes është ndezur nga zbulimi i detajeve të para rreth banorëve që pritet të hyjnë në shtëpi.

Burime të afërta me produksionin bëjnë të ditur se një nga emrat më të përfolur të këtij edicioni do të jetë Ikballe Huduti, predikuese e njohur e fesë islame dhe një figurë që shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e saj në studiot televizive shqiptare.

Sipas të njëjtave burime, produksioni ka paraparë kushte të posaçme për Hudutin brenda shtëpisë, duke përfshirë edhe një dhomë të veçantë fjetjeje. Ky vendim është marrë për të respektuar mbulesën dhe rregullat fetare që nuk i lejojnë të ndajë hapësirën e gjumit me konkurrentët e tjerë. Ky është një hap i pazakontë në trojet shqipfolëse të formatit, duke sinjalizuar një qasje më gjithëpërfshirëse nga ana e organizatorëve.

Ndërsa për publikun shqiptar një rast i tillë mund të jetë i ri, në arenën ndërkombëtare formati ka pasur raste të ngjashme. Në Filipine, Ailah Antopina është shënuar si gruaja e parë myslimane me mbulesë që ka marrë pjesë në Pinoy Big Brother, duke krijuar precedent për përfaqësim më të gjerë kulturor e fetar në reality show.

Përfshirja e Ikballe Hudutit pritet të sjellë diskutime të shumta nga roli i përfaqësimit fetar në mediat shqiptare, te mënyra se si ajo do të përshtatet me dinamika sociale që zakonisht dominojnë brenda formatit. Ndërkohë, fansat e programit tashmë po presin me kuriozitet se si do të zhvillohet një sezon që, sipas të gjitha gjasave, premton risi dhe surpriza

Related Posts

Thirrja e fortë! Shpëtoni futbollistin Armando Broja! E dhimbshme cfare po ndodh me yllin e kombetares

Nga Roland Qafoku Videoja 1 minutëshe ku shfaqej Elseid Hysaj duke tërhequr me forcë nga stoli Armando Brojën i mbytur në dëshpërim dhe lot, ndërsa skuadra po…

Sdo ta besoni dot! Merr fund enigma, zbardhet kush e zhd*ku letrën e SPAK për Sali Berishen

Nga Adrian Thano I dashur doktor, Ti ke qenë gjithmonë transparent për 21 janarin. Për një dekadë e gjysmë u ke çjerrë maskën gjithë puçistëve që nuk…

Broja sdo jete me pjese e Kombetares? Tr*ndit Silvinjo

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Andorra dhe sigurimit të play-off për në Botërorin 2026. “Broja? Kam bërë tani një mbledhje të…

Ndryshon situata e “play off”/ Shqipëria shmang Çekinë, por mund të ndeshet me ekipin që po i hap punë Gjermanisë

Platforma statistikore Football Meets Data ka publikuar përditësimin më të fundit të pikëve FIFA për skuadrat evropiane që pritet të jenë pjesë e play-off-it të Kupës së…

Përplasje fizike në korridoret e Top Channel/ “Thyhet” treshja e mëngjesit, sherr mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt!

Treshja e mëngjesit në Top Channel, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj janë zërat me të cilët nisin ditën të gjithë të apasionuarit pas radios apo…

Sali Berisha i fut ”frikën” Ramës/ ‘Blindohet’ me mburojë metalike Kryeministria

Teksa PD ka lajmëruar protestë të hënën, në godinën e jashtme të qeverisë, punonjësit e shërbimit kanë nisur punën për mbrojtjen e saj duke vendosur mbrojtëse hekuri….