Ndërron j*etë 48-vjeçarja, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali

Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës.
Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi. Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët.

Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë.

Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.

“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. E çuam në spital, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?

Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë.

Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër.”

Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48-vjeçares do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Related Posts

Protesta e opozitës, Berisha ndan detajet, çfarë do të ndodhë nesër para Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se të hënën e 17 shtatorit opozita do të nisë aksionin e saj, me protestën që është parashikuar të…

Kosova ndryshe nga Shqipëria, ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror, ja çfarë thonë përllogaritjet

Pas fitore 2-0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, Kosova ka siguruar matematikisht play-offin për Kupën e Botës 2026, një sukses historik edhe për ta. Megjithatë, ëndrra për një…

“Na detyronin të…”, Ledjona Xheladinaj zbulon ‘sekretet’ e “Big Brother VIP Albania”

Gazetarja Ledjona Xheladinaj, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 3”, ka bërë një zbulim të papritur rreth përvojës së saj brenda shtëpisë, duke u fokusuar te një…

‘GJOBË’ 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Kush është ERVIS LAMI tmerri i bizneseve dhe LISTA e krimeve për të cilat dyshohet!

Ervis Lami, i shpallur në kërkim për gjobëvënie ndaj Saimir Sinës dhe në momentin kur ai se pagoi gjobën i shkatërruan lokalin me eksploziv, rezulton se një…

Nëna i ndërroi jetë, ndërron jetë në banesë, i biri: Tha se nuk ndihej mirë, por mjekët na larguan

Një 48 vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë…

Tragjike! Vd*s shqiptari ne Greqi, pak me pare ishte shpallur hero

Mariglen Hoxha është 45-vjeçari shqiptar që ka humbur jetën në Mytilene të Greqisë pas një aksidenti në punë. Ai ra nga një lartësi gjatë kryerjes së disa…