EMRI/ Truri i një rrjeti të trafikut të dr*gës në Itali, riarrestohet shqiptari me tatuazh trëndafili në qafë! Ishte dënuar me…

Një shqiptar i përfshirë në trafikun e sasive të konsiderueshme të dr ogës është arrestuar pas gjurmimeve nga karabinierët italianë. Në pranga ka rënë Dranoel Ndoja, 39 vjeç. Ai besohet të jetë truri i organizatës kriminale të trafikut të dr ogës në qendër të Operacionit “Ëind Rose”, i cili mori emrin nga tatuazhi i trëndafilit të busullës në qafën e Ndojës.

“Karabinierët nga stacioni i Castelraimondo-s, në bashkëpunim me kolegët e njësisë operative të kompanisë Camerino, të udhëhequr nga Kapiten Angelo Faraca, gjurmuan dhe arrestuan 39-vjeçarin, banor i Gagliole, por kohët e fundit nën arrest shtëpiak në Civitanova. Ai po vuan dënimin e mbetur për posedim dhe trafikim droge”, informuan autoritetet italiane.

Por duket se parvarësisht arrestit shtëpiak, ai ka vijuar aktivitetin e tij dhe ishte rishpallur në kërkim. Teksa tani ishte dënuar në mungesë edhe me burg, që duhet ta vuajë.

Arrestimi përfundon hetimin “Rosa dei Venti”, i cili midis viteve 2017 dhe 2018 çoi në arrestimin e tre personave, përfshirë shqiptarin, i konsideruar si kreu i organizatës kriminale. Ai çoi gjithashtu në dy akuza të ngritura në gjendje të lirë, tridhjetë individë të raportuar si përdorues dhe sekuestrimin e pak më shumë se katër kilogramëve narkotikë, përfshirë marihuanë, hashash dhe kokainë.

Hetimi filloi me zbulimin e një sasie të madhe narkotikësh në një qese të braktisur brenda stacionit të trenit Gagliole. Prej andej, karabinierët zbuluan një biznes të lulëzuar me pakicë droge, së bashku me pika shpërndarjeje droge dhe ambiente magazinimi.Nëntë burra u nxorën në gjyq me akuza për trafik droge, aktivë kryesisht në Castelraimondo, Camerino, San Severino, Tolentino, por edhe në Gagliole, Belforte dhe Serravalle, dhe në raste të caktuara edhe përgjatë bregdetit, informon media.

39-vjeçari shqiptar tani duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 6 vjetësh, 10 muajsh dhe 18 ditësh burg, siç përcaktohet nga dënimi përfundimtar. Pas formaliteteve të zakonshme në kazermë, 39-vjeçari u dërgua në burgun e Fermos.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…