Po lufton me vdekjen, babai i dy vajzave ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për Ylli Senkën, një baba i përkushtuar, i cili po lufton me vdekjen.

Vajza e tij 20-vjeçare na kontaktoi për të kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve, pasi babai i saj ka nevojë urgjente për një operacion që mund të kryhet vetëm në Turqi.

“Jam vajza e Ylli Senkës, 20 vjeçe. Babai im vuan nga kanceri i mushkërive. Ai është operuar një herë, por sëmundja është përhapur sërish dhe tani na kanë kërkuar një shumë të madhe për shërimin e tij. Nuk i kemi ato mundësi, sepse i kemi shpenzuar të gjitha për trajtimet e tij. Babi ishte i vetmi që punonte në familjen tonë. Ju lutem më ndihmoni, nuk kemi mundësi financiare. Gjithçka që kishim, e shpenzuam për trajtimin e tij,” shprehet vajza e tij.

48-vjeçari jeton në fshatin Suk 2 të Roskovecit. Kostoja e operacionit është shumë e lartë, rreth 50 mijë euro, dhe familja e tij nuk ka mundësi ta përballojë.

Ylli është baba i dy vajzave të reja dhe shtylla e familjes së tij. Pa këtë ndërhyrje, jeta e tij ndodhet në rrezik të madh. Ndihma juaj, qoftë e vogël apo e madhe, mund të bëjë diferencën për këtë familje që po lufton për të mbijetuar.

Related Posts

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do…

TRAGJIKE/ Autobusët përplasen kokë më kokë, 63 të vd ekur…

Një aksident rrugor që përfshinte dy autobusë në njërën nga autostradat më të ngarkuara të Ugandës ka vrarë të paktën 63 persona dhe ka plagosur të tjerë….

Tërmeti i fortë shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i lehtë me magnitudë 3.6 ka ndodhur në gjirin e Durrësit. Disa qytetarë na shkruajnë se lëkundja është ndier qartë, të tjerë s’kanë kuptuar asgjë….

“Mbylleni atë DREQ GOJE”/ Rama guxon në Londër: Politikanët britanikë që kapen me shqiptarët ta dinë se …

Në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Kryeministri Edi Rama u përgjigj edhe një pyetje nga një i ri shqiptar,…

I vodhën makinën por ia kthejne, grυaja shtaηget nga letra që gjen nga hαjdυtët

Një histori e pazakontë është bere virale ne rrjetet sociale dhe ne mediat online, ndersa disa ha jdute i kane vj edhur dhe me pas ia kane…

Ligji i ri! Shoferë sidomos emigrante kujdes! Tani mund t’ju hiqet patenta nëse…

Parlamenti Europian pritet të vendosë sot për miratimin e rregullave të reja të patentës së drejtimit, një reformë e madhe që synon uniformizimin e masave ndëshkuese dhe…