Ish-banorja e “Big Brother”, Fjorentina Halili, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin. Ajo ka treguar detaje mjaft emocionuese për jetën e saj private.
Fjorentina ka rrëfyer se si është bullizuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo është shprehur se publiku nuk e shikonte të denjë që ajo të ishte partnerja e ish-banorit të “Big Brother”, Olsi Klosi.
Erjona Rusi: Pas daljes je përballur me komente negative
Fjorentina Halili: Më kanë bullizuar shumë sepse e shikon Olsin si djalin e bukur, me trup dhe tatuazhe, ndërsa unë isha ajo vajza që isha e shkurtër, isha pak e shëndetshme sipas atyre.