Konfliktet e ashpra me Gertën, motra e Rozana Radit: Limitet kanë kaluar, kur t’i e prek te pika e dobët!

Andeta Radi, motra e Rozana Radit ka treguar më shumë për lojën e motrës së saj dhe se si e sheh “Big Brother VIP”.

A ka pasur një moment deri më tani në BBV që Andeta realisht është prekur dhe ka qarë për motrën e saj?

“Ka shumë momente, por momenti i parë ka qenë kur pati debatin me Gertën. Nuk jam njeri i dhënë pas rrjeteve sociale por u detyrova të bëja një reagim. Kjo është një plagë që e ka Rozi dhe besoj që si ajo mund të ketë edhe shumë vajza të tjera. Dua të mbetem tek motra ime, një njeri që lufton për të pasur diçka në jetë dhe që ti e prek tek ajo pika e dobët e saj për mua nuk është gjë e bukur. Kur hyn aty brenda ti i mendon dhe i merr parasysh të gjitha por kam përshtypjen që është një cak që nuk duhet kaluar”
Gjithashtu Andeta theksoi se limitet kanë kaluar dhe se:

“Këtu limitet kanë kaluar me kohë, jo më larg se mbrëmë ka qenë një tjetër situatë. Kush e njeh Rozin e di që kjo është një pikë shumë e dobët e saj. Fakti që shtëpia jonë ka qenë një shtëpi shumë e madhe, kishim non stop njerëz që hynin dhe dilnin për shkak të miqësive që ka pasur babi.

Në një moment pas largimit nga jeta të babit me të cilin Rozi ka qenë shumë e lidhur por dhe pas dy viteve direkt mami, ajo shtëpia e madhe mbeti bosh. Rozi e mbyllte derën dhe ajo shtëpia shumë e madhe e hante vetëm. Është një plagë që ajo ende nuk e ka kaluar.

Unë habitem me Rozin, nuk e dija që ishte kaq e qetë dhe kaq e fortë. Nuk e di nëse do t’ja kisha dalë siç ia ka dalë ajo deri tani”.

Related Posts

Sa shpejt ikin vitet! Nga “Ngjyra e kuqe” te jeta si familjar/ Keni për t’u surprizuar, Floriani është bërë baba i dy fëmijëve! (FOTO)

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël dhe tejet simpatik që “vodhi” zemrat e publikut shqiptar përkrah Adrian Gaxhës me hitin e padiskutueshëm “Ngjyra e…

Pas shumë vitesh, një ballafaqim i fuqishem në Big Brother VIP Albania (Video)

Të gjithë sytë janë drejtuar te spektakli i nesërm i “Big Brother VIP Albania”, i cili premton të jetë një nga mbrëmjet më të zjarrta dhe plot…

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga Shikuesja e njohur Baba Vanga nga Bulgaria është e njohur për…

Kënga “Zemra e re” bëhet virale, Labinot Tahiri i shkruan Elijonës!

Këngëtari Labinot Tahiri në emisionin “Weekend”, u shpreh mirënjohës ndaj Elijonës për viralitetin e këngës së tij “Zemra e Re”. “I kam shkruar në Instagram dhe i…

Psikologia flet për gjendjen shëndetësore të Gjestit dhe situata nuk duket aspak mirë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe ka bërë një deklaratë të rëndësishme para gjykatës, duke shprehur se veprimet për të cilat…

Tensionet e forta në Big Brother: A do të ketë pasojat e rënda për Rogertin?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë në një atmosferë të tensionuar, ku situata ka arritur në një pikë kulmore pas një debati të ashpër mes…