Alarm nga Ministria e Mbrojtjes: java sjell mot ekstrem, priten shtrëngata dhe reshje intensive në të gjithë vendin

Tiranë, 16 Nëntor 2025 Ministria e Mbrojtjes ka dhënë alarmin për një javë me mot ekstrem, duke paralajmëruar reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe reshje dëbore në disa zona të vendit. Sipas njoftimit zyrtar, rreziku për përmbytje dhe situata problematike është i lartë, ndërsa autoritetet kërkojnë marrjen e masave parandaluese.

Sipas të dhënave të IGJEO-s dhe SHMU-së, gjatë ditëve në vijim priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet, ndërsa në zona të caktuara pritet që moti të përkeqësohet ndjeshëm.

**E hëna, 17 nëntor 2025:** Reshje mesatare deri intensive do të prekin Shkodrën, Lezhën dhe Vlorën. Në Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa intensiteti do të rritet në pasdite.

**E marta, 18 nëntor 2025:** Mot shumë i rënduar në të gjithë territorin. Reshje intensive deri shumë intensive priten në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lezha do të ketë reshje intensive, ndërsa Dibra, Durrësi dhe Tirana do të përjetojnë reshje mesatare deri intensive.

**E mërkura, 19 nëntor 2025:** I gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë, shoqëruar me shtrëngata. Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive.

**E enjtja, 20 nëntor 2025:** Reshjet pritet të bien ndjeshëm në intensitet, duke u shfaqur kryesisht në formë të dobët deri mesatare.

**Reshje dëbore dhe ngrica** Në zonat mbi 400 metra lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar rrezik për ngrica dhe vështirësi në qarkullim. Në basenin e lumit Drin reshjet e parashikuara shkojnë deri në 200 mm në Fierzë dhe deri në 300 mm në Koman – Vau i Dejës.

**Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile** u kërkojnë të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri të plotë, të marrin masa parandaluese, të koordinohen ngushtë dhe të jenë të përgatitura për reagim të menjëhershëm ndaj çdo situate emergjente.

Agjencia thekson se bashkitë janë urdhëruar të rrisin nivelin e gatishmërisë, ndërsa qytetarët e zonave të prekura këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me reshje intensive.

Publiku do të informohet vazhdimisht për çdo zhvillim të ri mbi situatën në terren dhe rrezikun e mundshëm të përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

Related Posts

SHPJEGIM PRAKTIK: Si ndryshojnë pensionet nga 1 janari 2026. Plani i plotë 5-vjeçar

Foto arkivi/ Duke nisur nga data 1 janar 2026 hyn në fuqi një ndryshim i gjerë në paga dhe pensione në Shqipëri. Sa i përket pensioneve, do…

Shqipëria do të përfshihet nga moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga nesër priten reshje të dendura shiu, ja qarqet më të rrezikuara

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e…

Këto 4 shenja të zodiakut do të fitojnë aq shumë para sa do të lënë një trashëgimi të fortë për brezat e ardhshëm

Disa njerëz duket se kanë një instinkt natyror për krijimin e stabilitetit, marrjen e vendimeve të mençura financiare dhe mendimin afatgjatë. Kjo mënyrë të menduari nuk siguron…

E papritur! Lë ndeshjen me Anglinë! Edi Rama niset me URGJENCË drejt Brukselit

Kryeministri Rama niset pasditen e sotme drejt Brukselit për konferencën e 7-të ndërqeveritare dhe çeljen e grupkapitullit të fundit me BE-në “Bujqësia dhe Kohezioni”. Delegacioni shqiptar i…

Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj, p*nik dhe..

Një tërmet goditi Greqinë mbrëmjen e sotme (16 nëntor), duke shkaktuar panik dhe drikë, teksa për momentin nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Lëkundjet sizmike u…

SK*NDALOZE, burrit në vend të operacionit të tëmthit i presin ko***

Një burrë argjentinas mori tronditjen e jetës pasi ndërrmori atë që mendonte të ishte një operacion për të hequr fshikëzën e tëmthit, vetëm për të mësuar se…