SHPJEGIM PRAKTIK: Si ndryshojnë pensionet nga 1 janari 2026. Plani i plotë 5-vjeçar

Foto arkivi/ Duke nisur nga data 1 janar 2026 hyn në fuqi një ndryshim i gjerë në paga dhe pensione në Shqipëri.

Sa i përket pensioneve, do të ketë një rritje të përshkallëzuar në të gjitha pagesat mujore për të moshuarit dhe shtesa më e lartë është 1800 lekë në muaj për ata që kanë vite të plota pune në qytet. Rritja më e ulët është 600 lekë.

Ministri i Financave Petrit Malaj, prezantoi planin e qeverisë në Komisionin e Ekonomisë Punësimit dhe Financave të Parlamentit, një plan që përfshihet tek projektligji i buxhetit të vitit 2026, por që shtrihet në kohë deri në 2030.

Kjo është hera e parë që qeveria shpall një plan pesëvjeçar.

Pensionet në qytet për ata që kanë vite të plota pune rriten me 1.800 lekë në muaj. Nëse një pensionist/e merr aktualisht 30.000 lekë, për 12 muajt e 2026 do të marrë 31.800 lekë.

Më 2027 shtesa është 3.600 lekë. Pensioni që më 2026 bëhet 31.800 lekë, shkon 33.600 lekë.

Më 2028, pensioni mujor bëhet 35.400 lekë.

Më 2029, pensioni mujor bëhet 37.200 lekë.

Më 2030 pensioni mujor bëhet 39.000 lekë.

E njëjta skemë shtese është dhe për pensionet e tjera, varësisht vlerave.

• 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme;

• 1,000 lekë/muaj për pensionet rurale (të dalë në pension para 31.12.2014);

• 700 lekë/muaj për pensionet familjare;

• 600 lekë/muaj për pensionet e invaliditetit të punës.

Me aplikimin e këtyre shtesave synohet që pensioni në qytet për ata që kanë vite të plota pune të shkojë në afërsisht 40 mijë lekë.

Për pensionet e pjesshme në qytet, 22 mijë lekë.

Për pensionet në fshat, 18 mijë lekë.

Pensionet familjare arrijnë edhe ato në 18 mijë lekë.

Pensionet për invalidët shkojnë 30 mijë lekë.

Ka shtesa të tjera

Para se të hyjë janari 2026, pensionistët pritet të marrin përkatësisht 10 dhe 15 mijë lekë bonus për festat e fundvitit, ku shtesa më e lartë është për pensionet nën 20 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë më 2026, qeveria nuk ka njoftuar bonus për pranverë siç aplikoi vitin e kaluar.

Megjithatë, pritet të ketë indeksim të përvitshëm. Në 1 tetor 2025 hyri në fuqi indeksimi vjetor 2.5 për qind.

Edhe më 2026 e në vijim qeveria flet për indeksim vjetor që pritet të jetë rreth 2 deri 3 për qind. Ky indeksim është detyrim ligjor për të rimbursuar deri diku rritjen e kostos së jetesës që vitet e fundit në Shqipëri është bërë e ndjeshme krahasuar me vitet pararendëse. /noa.al

Related Posts

Aks*dent i rëndë në Slloveni, autocisterna përplas mjetin e shqiptarit! Humb j*tën 28-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar në Slloveni ku për pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova. I riu është identifikuar si Leun Kastrati nga…

Horoskopi ditor, e shtunë 17 janar 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te…

Bashkëshortja e tij kreu mᶏrr*dhënie me një nx’ënës 17-vjeçᶏr, burri merr VENDIMIN që askush nuk e PRISTE

Një burrë ka vendosur që të qëndrojë me bashkëshorten e tij edhe pse ajo e kishte tr adhtuar me një adoleshent. Ai ka preferuar që të mos…

26 vjeçari Arbër Xhaxhaj, drejtuesi i automjetit tip “BMW X5” që u përfshi në aksidentin e rëndë në urën e Dajlanit në Durrës

Personi në pamje është 26 vjeçari Arbër Xhaxhaj, drejtuesi i automjetit tip “BMW X5” që u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në…

Doli nga Big Brother Vip, e br*ktisin të gjithë miqtë, e trishtë…zhgënjim

Këngëtari i dashur për publikun, Armaldo Kllogjeri, u rikthye sot në ekran dhe tregoi shumë çka ndodhur në jetën e tij. I ftuar në emisionin “Ftesë në…

A e keni ditur pse kopsat e këmishave të grave janë në të majtë, ndërsa të burrave në të djathtë?

Mendon se thjesht po vishesh, por me çdo lëvizje të shpejtë të gishtave mbi kopsat e këmishës, pa e kuptuar po rikrijon një ritual që vjen nga…