Aksident i rëndë, autobusi shpërthen në flakë pas përplasjes, 45 viktima, vetëm një i mbijetuar u përplas…

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Arabinë Saudite të dielën në mbrëmje, kur një autobus që transportonte 46 pelegrinë myslimanë, mes tyre shtetas indianë, u përplas me një kamion cisternë pranë qytetit të shenjtë të Medinës, duke u përfshirë menjëherë nga flakët. Sipas policisë saudite, 45 persona humbën jetën, ndërsa vetëm një udhëtar arriti të shpëtonte nga automjeti i përfshirë nga zjarri. Mes viktimave, 23 ishin anëtarë të dy familjeve, përfshirë fëmijë të moshës 18 muajshe dhe 5 vjeç.

Reagimi i autoriteteve indiane:

Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite e përshkroi ngjarjen si “tragjike” dhe deklaroi se strukturat diplomatike janë angazhuar menjëherë për të ofruar mbështetje për pelegrinët e prekur. Konfirmohet se në bord ka pasur shtetas indianë, por emrat dhe numri i saktë i viktimave ende nuk janë bërë publikë.

Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi në platformën X:
“Jam thellësisht i trishtuar nga aksidenti rrugor në Medinë ku u përfshinë shtetas indianë. Mendimet e mia janë me familjet që humbën të dashurit e tyre.”, tha ai. Ai shtoi se po lutet për shërimin e shpejtë të të plagosurve, duke theksuar se ambasada në Riad dhe konsullata në Xheda po ofrojnë “gjithë ndihmën e mundshme”. Autoritetet saudite po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie të rëndë, e cila ka prekur thellë komunitetin e pelegrinëve dhe familjet e tyre.

Related Posts

Merrni masat/ Reshje intensive dhe shtrëngata, ja cilat janë qarqet më të rrezikuara këtë javë

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e hënë, 17 nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në…

Tr*gjike, 40-vjeçari i dҽhur HlDHET nga baIIkoni, në sy të gruas dhe fëmijëve

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës mëngjesin e sotëm. Mësohet se 40 vjeçari L.Meçollari është gjetur ditën e djeshme në rrugë…

Këmbimi valutor 17 nëntor 2025: Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Zbulohet databaza e rrogave të mercenarëve të Soros dhe axhendës LGBTQ në Shqipëri

Një lajm që po bën bujë së fundmi është lajmi i bërjes publike të databazave të rrogave të mercenarëve të Soros dhe kokave udhëheqëse të axhendës LGBTQ…

Shqipëria po bëhet destinacion i preferuar për dasma ndërkombëtare, por sfida kryesore mbetet certifikata

Shqipëria po rikthehet fuqishëm si destinacion kryesor për dasmat ndërkombëtare, veçanërisht për çiftet nga Europa Veriore që kërkojnë një mjedis mbresëlënës, por me çmime shumë më të…

Një ditë historike pë Shqipërinë në Bruksel! Çelen të gjithë grup-kapitujt e integrimit në BE

Bruksel, 17 Nëntor 2025 Integrimi evropian i Shqipërisë ka hyrë sot në një fazë vendimtare, teksa Bashkimi Evropian ka konfirmuar hapjen e të gjithë grup-kapitujve negociues, duke…