Moti i keq “mbërthen” edhe Kosovën/ Përmbytje në Prishtinë, ndërpritet procesi mësimor! Rrezik që lumenjtë të dalin nga shtrati

KOSOVË- Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha të shiut të martën dhe të mërkurën. Shiu i madh që filloi të bjerë të hënën natën ka detyruar kryeqytetin Prishtinë ta anulojë mësimin e ditës së martë. Drejtoria e Arsimit në Prishtinë njoftoi në Facebook prindërit se mësimi është anuluar si masë parandaluese.

“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, tha Drejtoria e Arsimit.

Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi të hënën se vendi do të përballet me reshje shiu në dy ditët në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, tha instituti, pa dhënë më shumë hollësi.

Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi të martën se ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës. Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në anën tjetër, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik vërshimesh. Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…