Vr*sja e Sulo Halilit, familjarët zbulojnë mesazhet k*rcënuese para ngjarjes: Do të dj..eg se na more nusen

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku u v*ra dhe u d*ogj brenda një makine qytetari shqiptar Sulo Halili, po zbardhet gradualisht nga dëshmitë e familjarëve. Halla e viktimës ka treguar detaje të reja rreth marr*dhënieve familjare dhe kërcënimeve që, sipas saj, Sulo kishte marrë para vr*sjes.

Sulo Halili ishte i martuar prej katër vitesh me bashkëshorten e tij, Esmeraldën, me të cilën kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë 40 ditësh. Familjarja rrëfen se Esmeralda ka pasur një marr*dhënie të mëparshme, e cila ishte ndërprerë para martesës me Sulon, dhe se ish-partneri i saj ishte nipi i hallës së viktimës.

Sipas dëshmisë, pikërisht daja i ish-partnerit të Esmeraldës kishte kërcënuar Sulon, duke e akuzuar se “i kishte marrë nusen” nipit. Familjarët pohojnë se Sulo kishte marrë mesazhe kërcënuese, përfshirë shprehjen “do të djeg”, por nuk kanë informacion të plotë nëse ai i kishte raportuar këto kërcënime.

Halla e viktimës theksoi se nipi i saj nuk ishte person problematik dhe se ditën e fundit ai kishte njoftuar bashkëshorten se do të largohej për një çështje të lidhur me patentën. Ndërkohë, Esmeralda, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të dobët shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ka dhënë deklarimin e saj në polici dhe nuk ka komunikuar me askënd tjetër nga familja.

Sulo Halili u shpall i zhdukur më 5 nëntor, ndërsa identiteti i trupit të gjetur brenda një automjeti të djegur u konfirmua përmes analizës së ADN-së. Sipas familjarëve, automjeti ku u gjet trupi ishte i vjedhur, ndërsa makina e Sulos u gjet rreth 30 minuta larg vendngjarjes.

Familja ende nuk ka informacione të plota mbi rrethanat e vrasjes dhe është në pritje të rezultatit të hetimeve nga autoritetet greke.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…