Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marr*dhënie in*time

In*timiteti nuk ka të bëjë vetëm me kontaktin fizik, ai përfshin lidhjen emocionale, respektin, komunikimin dhe sinqeritetin. Çdo marrë*dhënie e shëndetshme duhet t’i ketë këto katër shtylla në mënyrë që të funksionojë në të gjitha nivelet Shpesh, gratë nuk nxisin intim*itetin për disa arsye të ndërlidhura.
Ekspertët theksojnë se është ideale që për këto tema të flitet jashtë dhomës së gjumit, në një atmosferë neutrale, për shembull gjatë një darke të përbashkët.

Me këto këshilla është më e lehtë të kuptoni mungesën e interesit të saj për të marrë hapin e parë. Ja 5 arsyet më të sinqerta pse gruaja nuk nis int*imitetin:

1. Ajo ka nevojë fillimisht për int*imitet të vërtetë

Trupi i gruas ka nevojë për butësi dhe afeksion për t’u hapur plotësisht. Nëse ajo ka shprehur se i mungon lidhja ose afërsia emocionale dhe ju ndjeni që po tërhiqet, është krejtësisht e kuptueshme pse nuk merr iniciativën ose pse mund të refuzojë. Përse të bëhet e ndjeshme në mënyrën më intime me dikë me të cilin nuk ndihet e sigurt dhe e lidhur? Intimiteti kërkon kohë, ndërsa rindërtimi i tij kërkon edhe më shumë durim.

2. Ajo mendon se partneri nuk është i gatshëm

Egoja e një gruaje mund të jetë po aq e brishtë sa e një burri, veçanërisht kur bëhet fjalë për intimitetin. Shumë gra janë rritur duke besuar se nëse hedhin ato hapin e parë, mund të konsiderohen “të lehta”. Prandaj, nëse burri nuk tregon iniciativë, ato shpesh mendojnë se nuk janë tërheqëse, nuk duken bukur ose kanë bërë diçka gabim. Për të shmangur ndjesinë e refuzimit, preferojnë të mos e nisin fare intimitetin, shkruan Your Tango, përcjell Telegrafi.

3. Kur ndihen të detyruara, humbin dëshirën

Është e vështirë të dëshirosh diçka kur gjithmonë të paraqitet si detyrim. Nëse intimiteti shihet si një “obligim”, gruaja nuk do të ndiejë dëshirën ta nisë vetë. Për të është e rëndësishme të ketë hapësirë dhe liri për ta shprehur dëshirën në mënyrë të natyrshme.

4. Intimiteti i njëanshëm e largon

Gratë duan ndjenjë dhe pasion reciprok. Nëse duket se intimiteti është njëanshëm dhe nuk respekton nevojat e saj, ajo nuk ka arsye ta nisë vetë. Ashtu si një bisedë që bëhet e mërzitshme kur flet vetëm njëra palë, edhe intimiteti pa reciprocitet nuk ka kuptim për të.

5. Nuk di si ta shprehë

Shumë gra e dinë që do të ishte mirë të nxisnin marrëdhënie intime, por nuk dinë si ta bëjnë. Frika se mund të duken të sikletshme, të mos kuptohen si duhet ose të refuzohen, i bën të hezitojnë. Për disa, ideja e marrjes së iniciativës duket si një terren i pasigurt dhe madje frikësues.

Related Posts

Inxhinieri shqiptar zbulon pajisjen elektroshtëpiake që harxhon më shumë energji: Nuk është bojleri

Inxhinieri shqiptar, Azmer Dulevic, ka ndarë me publikun një informacion të rëndësishëm mbi pajisjen elektroshtëpiake që ka konsumin më të lartë të energjisë në shtëpi, duke hedhur…

Detektivja shqiptare tregon kohën kur çiftet tr*dhtojnë më shumë

Gjatë një interviste në “Top Albania Radio”, detektivja private, Shkënda Lili, foli për tradhtinë në çift dhe periudhën kur çiftet tradhtojnë më shumë. Ajo komentoi periudhën e…

3-vjeçarja mbijeton në pyll vetëm me qenin e saj për 11 ditë/ Detajet e plota

Një histori e pabesueshme mbijetese është bërë virale, pasi vajza 3-vjeçare, Karina Chikitova, u gjet dhe u shpëtua pasi kishte qëndruar plot 11 ditë e vetme në…

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar vd*s gjatë aks*dentit në punë! Një tjetër pl*goset, e goditi krahu metalik i pompës së betonit

Një 36-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht pasditen e djeshme teksa po punonte në Pozzallo të Italisë. Një tjetër punëtor 47-vjeçar nga Scicli u plagos në këtë aksident…

Banesa iu mbush me ujë, evakuohet familja me shtatë anëtarë në Mat

Pamje dramatike vijnë nga Mati për shkak të reshjeve intensive të orëve të fundit. Një banesë në fshatin Rreth Baz është përmbytur nga uji, ndërsa familja me…

Mirror/ Ministrja britanike: 700 familje shqiptare me fëmijë do dëbohen nga Anglia!

Londër- Pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Londër, duket se për shqiptarët politika e azilit mbetet e njëjtë. Ata që menduan se largimi i Suella Braverman do t’i…