Tezja e Daorsa Spahijas, studentes së mjekësisë që dyshohet se u vetëv*ra në Tetovë, pretendon se ajo është vrarë nga i dashuri.
Në intervistën për “Shqipëria Live”, tezja e viktimës thotë se ajo prej kohësh vuante nga presioni dhe xhe*lozia e të dashurit të saj.
“Ne dyshojmë se Daorsa është vrarë. Nuk ka qenë me mendime për ta vr*arë veten, ka pasur qëllime të mëdha në jetë. Ka menduar për doktoraturë në Tiranës. Vetëm është vrarë, këto mendojmë ne familja. E ka vrarë i dashuri që ka qenë në lidhje. Ka qenë lidhje familjare është prezantuar në familje. Ka pasur xhelozi të madh, kërcënime, kemi gjetur prova dhe dëshmi. “Nuk guxon të më lësh”-i ka thënë ai. Ai i ka thënë kam një vajzë që jeton me nënën, nuk kam partnere.
Ditën që është vrarë më ka kontaktuar në 11:30 paradite me kamera mbesa. Nuk ka shfaqur shqetësim. Dhunën psikike jam dëshmitare, i kërkonte të mbante kamerën hapur natën. Nuk e di si i ka dhënë provimet në presionin e tij. E ka vrarë se në muajin Gusht kur Daorsa është ndarë, i ka bërë presion. I ka thënë ose gjallë ose vdekur Daorsa prej meje nuk ndahet. Nuk e di pse është në liri”-tregoi tezja.
Tezja e viktimës hodhi akuza edhe për shoqen e Daorsës, e cila sipas saj, ka gisht në këtë vrasje duke fshehur informacionet që di.