Rrufeja djeg banesën dykatëshe në Malësinë e Madhe

Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet e ujërave si pasojë e motit të keq kanë bllokuar disa zona malore në Dukagjin, duke izoluar përkohësisht banorët. Situata paraqitet më problematike në aksin Theth–Ndërlysa dhe në segmentin Ndërlysa–Breg Lumi, ku disa fshatra mbeten të shkëputur pasi rrugët janë bërë të pakalueshme.

Autoritetet vendore njoftojnë se po pritet ndërhyrja e mjeteve të bashkisë Shkodër dhe ekipeve të Emergjencave Civile, të cilave do t’u bashkohen edhe Forcat e Ushtrisë, me qëllim zhbllokimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal për banorët e zonës.

Ndërkohë, rruga kryesore Shkodër–Theth raportohet të jetë e kalueshme dhe pa probleme, ashtu si edhe akset nacionale dhe rrugët kryesore në gjithë qarkun Shkodër.

Përveç izolimit të fshatrave, një tjetër shqetësim mbetet mungesa e energjisë elektrike në shumë zona të bashkisë Vau Dejës dhe në disa fshatra të tjerë malorë ku moti i keq ka shkaktuar defekte në rrjet. Situata e rënduar nga kushtet atmosferike shoqërohet edhe me një incident të rëndë gjatë natës në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe, ku një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët rreth orës 02:00.

Shtëpia e shtetasit Zef Preknicaj është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një rrufe, e shkaktuar nga aktiviteti i shtuar elektrik në atmosferë gjatë 24 orëve të fundit.

Grupet e punës së bashkive, Emergjencave Civile, Forcave të Ushtrisë, OSHEE dhe strukturave të tjera janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë emergjente që mund të shfaqet. Ndërkohë, autoritetet i bëjnë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, sidomos në zonat malore të qarkut Shkodër, deri në përmirësimin e kushteve të motit.

https://www.instagram.com/reel/DRMYXdWDL3I/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

Related Posts

A do ketë borë në Tiranë? Meteorologia e njohur: Dhjetori do jetë i bardhë, ky vit…

Meteorologia e njohur, Lajda Porja, ka zbuluar në “Wake Up” se kur do të nisin reshjet e dëborës. Sipas saj, të shtunën gjatë natës dhe ditën e…

Gjallë a vd*kur nuk ndahesh prej meje’/ Tr*ndit tezja e Daorsa Spahijas live në TV: E vr*u i dashuri, kemi prova me mesazhe

Tezja e Daorsa Spahijas, studentes së mjekësisë që dyshohet se u vetëv*ra në Tetovë, pretendon se ajo është vrarë nga i dashuri. Në intervistën për “Shqipëria Live”,…

Parashikim zyrtar: Fundjava sjell përkeqësim të motit dhe reshje dëbore

Meteorologia Tanja Porja paralajmëron një përkeqësim të dukshëm të motit në Shqipëri gjatë ditëve në vijim, me reshje intensive, stuhi ere dhe ndryshim të ndjeshëm të temperaturave….

FOTOT/ Kamioni merr përpara çiftin shqiptar në Greqi, dërgohen në gjendje të rëndë në spitaI! Sapo lanë punën kur…

Një çift bashkëshortësh shqiptarë që sapo kishin lënë punën e tyre në furrën e bukës në Selanik dhe po ktheheshin për në banesë, u goditën dramatikisht nga…

Publikohet lista e tm.errshme e parashikimeve të Baba Vangës për 2026-n

Fallxhorja e njohur bullgare, Baba Vanga, e cila shpesh përmendet për parashikimet e saj të bujshme, ka lënë disa paralajmërime shq.etësuese për vitin 2026. Sipas interpretuesve të…

E thotë studimi: Këto janë profesionet ku njerëzit tradhtojnë më shumë

Një raport i publikuar në vitin 2015 nga faqja e njohur “Ashley Madison”, e cila njihet për ndërmjetësimin e lidhjeve jashtëmartesore, ka hedhur dritë mbi profesionet që…