U*gjente! Përmbytjet paralizojnë vendin/ Shkollat mbyllen, autoritetet paralajmërojnë: Ora kr*tike nuk ka mbërritur

Reshje të mëdha shiu, të parashikuara për sot e nesër në Kosovë kanë nxitur autoritetet atje të japin alarmin për rrezikun e përmbytjeve. Shirat e rrëmbyer mbrëmjen e së hënës detyruan zyrtarët në kryeqytetin Prishtinë ta anulojnë mësimin e ditës së martë.

Drejtoria e Arsimit njoftoi prindërit në Facebook se anulimi i mësimit u vendos si masë parandaluese. Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi që dje se vendi do të përballet me reshje shiu gjatë dy ditëve në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të befasishme uji në disa pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e institutit, ku nuk jepen më shumë hollësi.

Edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi se ekziston një rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës. Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet në afërsi lumenjve dhe kanaleve vaditëse.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik përmbytjesh. Kosova është përballur me një seri përmbytjesh vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, ka kontribuar ndjeshëm në përmbytjen e shumë zonave të vendit.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…