EMRI/ Del fotoja e 36 vjeçarit që prezantohej si gazetar i “PIRANJAVE” dhe i mori 8 mijë EURO qytetarit!

Ka dalë fotoja e 36 vjeçarit Glarurtin Kaçi, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim.

Ai prezantohej si gazetar i emisionit investigativ Piranja me qëllim përfitimin e parave nga persona të ndryshëm.

Sipas policisë, Glarurtin Kaçi i ka marrë 8 mijë euro një qytetari, të cilit i ishte paraqitur si gazetar dhe e kishte kërcënuar se do të publikonte një video të sajuar, nëse nuk i jepte paratë.

Rasti është kallëzuar nga shtetasi L. B., i cili ka deklaruar se Kaçi e ka kontaktuar duke e bindur se materiali “komprometues” do të transmetohej në media, nëse ai nuk paguante shifrën e kërkuar.

Pas denoncimit, policia ka organizuar operacionin për kapjen e autorit, i cili tashmë ndodhet i ndaluar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi denoncuesi L. B. deklaroi se ky shtetas, duke u prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë.

Related Posts

“Po pse b*th*n i ktheni Ramës?”, Ilir Vrenozi SHPËRTHEN ndaj PD-së: Po ai të Q…

Ilir Vrenozi, ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër aktit të sotëm në Parlament të deputetëve të PD-së, të cilët, sapo Edi Rama mori fjalën në foltore, i…

“Paolo Fox surprizon: Një javë vendimtare për këto shenja…”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 20 Nëntor 2025

Nga Paolo Fox DASHI Kjo javë sjell energji dhe entuziazëm të madh. Marsi ju jep vrull, por kini kujdes nga impulsiviteti: mund të lindin disa debate në…

Qeveria ‘hap thesin’, ja ku do të shkojnë 8.9 miliardë euro në 2026

Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë. Referuar drafti, të ardhurat buxhetore të cilat bazohen në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e…

Reagon Granit Xhaka pas vërshëllimave nga tifozët e Kosovës dhe PERLOT GJITHE SHQIPTARET

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës mbrëmjen e kaluar nuk kaloi pa momente tensioni, ku protagonisti absolut ishte kapiteni Granit Xhaka, i cili u përball me një pritje…

Rama merr vendimin e fundit qe prek gjithe shqiptaret

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një projekt të rëndësishëm në sektorin e energjisë, duke deklaruar se qeveria do të nisë brenda vitit të ardhshëm…

Një nënë e moshuar i kërkoi djalit të saj ta dërgojë në një azil, sepse pa sa e vështirë ishte për të dhe nusen e tij. Por Galina kurrë nuk e kishte imagjinuar një befasim të tillë nga fëmijët e saj…

Një nënë e moshuar i kërkoi djalit të saj ta dërgojë në një azil, sepse pa sa e vështirë ishte për të dhe nusen e tij. Por…