“Prej vitesh, personeli shëndetësor e merr pagën e dhjetorit në fund të janarit”

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një punonjëse e personelit shëndetësor në Shqipëri, e cila përballet prej vitesh me vonesa të pagave, veçanërisht për pagën e muajit dhjetor.

Sipas saj, paga e muajit dhjetor merret në fund të muajit janar.

Ajo tregon se ky problem është kthyer në një fenomen të zakonshëm, ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk po marrin masa për t’i dhënë zgjidhje.

Një tjetër shqetësim i ngritur është frika e përhapur mes punonjësve për të denoncuar situatën ose për të ngritur zërin.

Mesazhi i plotë i denoncueses:

“Përshëndetje JOQ, jemi të mësuar tashmë për vonesat e pagave të personelit shëndetësor në shërbimin spitalor, sidomos kur vjen muaji Janar dhe ende paga e muajit aktual dhjetor nuk mund të merret dhe rreth fundit të muajit janar ankohemi, por të frikësuar. Po ju shkruaj këtë mesazh në mënyrë që të ndërgjegjësohen gjithë institucionet përgjegjëse. Përtej çdo propagande mediatike që bëhet kudo, realiteti ky është në Shqipëri për Shëndetësinë dhe personelin shëndetësor, mjafton fasada. Askush nuk po i jep drejtim kësaj çështjeje e cila vazhdon prej vitesh, paga e muajit dhjetor merret në fund të janarit. Të penalizosh këtë popull i cili po mbijeton përmes asaj page. Sa prej tyre janë kryefamiljarë e në pamundësi për të bërë një punë tjetër kanë mbetur në mëshirë të asaj rroge në Shqipëri? Dhe shprehja më e përdorur kudo është: ‘Mos u anko se rrezikon vendin e punës.’ Kemi frikë të flasim e të ngrihemi.”
Problemi i vonesave të pagave në sektorin shëndetësor është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen punonjësit, ndërkohë që shumë prej tyre janë kryefamiljarë që mbështeten vetëm te kjo pagë për të mbijetuar.

Related Posts

Doli nga Big Brother Vip, e br*ktisin të gjithë miqtë, e trishtë…zhgënjim

Këngëtari i dashur për publikun, Armaldo Kllogjeri, u rikthye sot në ekran dhe tregoi shumë çka ndodhur në jetën e tij. I ftuar në emisionin “Ftesë në…

A e keni ditur pse kopsat e këmishave të grave janë në të majtë, ndërsa të burrave në të djathtë?

Mendon se thjesht po vishesh, por me çdo lëvizje të shpejtë të gishtave mbi kopsat e këmishës, pa e kuptuar po rikrijon një ritual që vjen nga…

Shkak Gjesti? Joz Markun nuk e pranojnë në hotel, shoqëruesi i tij përleshet me recepsionistin

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozi, është rikthyer në titujt e mediave rozë, këtë herë për një incident të dhunshëm të ndodhur në Gjilan. Prania e…

Gazetari grek i shqipton emrin gabim, Rama e sulmon dhe e tall: E bëre se je grek! Nuk je …

Kryeministri Edi Rama, reagoi ashpër ndaj një gazetari grek gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, pas gabimeve në shqiptimin e emrit të tij dhe…

Shkoi për një foto në banesën e këngëtarit të njohur, ai e merr pҽng, e zhv*ҽsh dhe e…

Policia arrestoi Zola-n dhe tre persona të tjerë, pasi i riu deklaroi se ishte sulmuar barbarisht. Raportohet se artisti ka dalë nga banesa së bashku me tetë…

Vajza ime u zgjua një mëngjes me një njollë të madhe dhe të errët në shputën e këmbës. Çfarë mund të jetë kjo?

Vajza ime u zgjua një mëngjes me një njollë të madhe dhe të errët në shputën e këmbës. Dukej si e mbushur me gjaak, ishte e dhimbshme…