“Ma vr anë djalin për së dyti…”/ Apeli i uli 6 vitet vr asësit, nëna e viktimës: Gjykatësja mbron Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj

Aksel Hoxha, i shpallur fajtor për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkësi në Tiranë, do të qëndrojë 12 vite në qeli. Gjykata e Apelit në kryeqytet uli dënimin nga 18 vite të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, në 6 vite. Vendimi ka ngjallur reagime të forta nga familjarët e Stiven Toshkësit, të cilët nuk kanë pranuar uljen e dënimit për autorin.

E ëma e Toshkësit ka reaguar ashpër jashtë dyerve të Gjykatës, duke hedhur akuza drejt gjykatësve, për të cilët thotë se me uljen e dënimit ‘i vranë djalin për së dyti’. Sipas nënës së viktimës, gjykatësja Brikena Okperaj, po mbron Arbër Murataj, duke e lënë e të lirë edhe pse ishte bashkëpunëtor në krim.

“Gjyqtarët kriminelë të Gjykatë së Apelit ma vranë djalin për herë të dytë. Duke ulur dënimin e Gjyaktës së Shkallës së Parë që dha 18 vite heqje lirie për autorin, në 12 vite burg. Gjykata e Apelit sot vërtetoi që është e korruptuar në rrënjë.

Thjërrisja në oborrin e gjykatës ‘të lumtë dora o çun, kështu e duan të gjithë këta që tallen me gjakun e të pafajshmëve. Brikena Okperaj po shijon paratë e krimit e vjedhjes së famshme të Rinasit, duke lënë të lirë Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj, i cili ishte bashkëpunëtor në krim. Por që gjyqtarja po e mbron me dhëmbë.”, është shprehur jashtë gjykatës e ëma e viktimës.

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill 2024 në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut. Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.

Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…