“Ma vr*në djalin për së dyti…”/ Apeli i uli 6 vitet vr*sësit, nëna e viktimës: Gjykatësja mbron Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj

Aksel Hoxha, i shpallur fajtor për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkësi në Tiranë, do të qëndrojë 12 vite në qeli. Gjykata e Apelit në kryeqytet uli dënimin nga 18 vite të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, në 6 vite. Vendimi ka ngjallur reagime të forta nga familjarët e Stiven Toshkësit, të cilët nuk kanë pranuar uljen e dënimit për autorin.

E ëma e Toshkësit ka reaguar ashpër jashtë dyerve të Gjykatës, duke hedhur akuza drejt gjykatësve, për të cilët thotë se me uljen e dënimit ‘i vranë djalin për së dyti’. Sipas nënës së viktimës, gjykatësja Brikena Okperaj, po mbron Arbër Murataj, duke e lënë e të lirë edhe pse ishte bashkëpunëtor në krim.

“Gjyqtarët kriminelë të Gjykatë së Apelit ma vranë djalin për herë të dytë. Duke ulur dënimin e Gjyaktës së Shkallës së Parë që dha 18 vite heqje lirie për autorin, në 12 vite burg. Gjykata e Apelit sot vërtetoi që është e korruptuar në rrënjë.

Thjërrisja në oborrin e gjykatës ‘të lumtë dora o çun, kështu e duan të gjithë këta që tallen me gjakun e të pafajshmëve. Brikena Okperaj po shijon paratë e krimit e vjedhjes së famshme të Rinasit, duke lënë të lirë Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj, i cili ishte bashkëpunëtor në krim. Por që gjyqtarja po e mbron me dhëmbë.”, është shprehur jashtë gjykatës e ëma e viktimës.

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill 2024 në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut. Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.

Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte

Related Posts

“Po vijnë para nga aty ku nuk e presin”/ Tre shenjat e horoskopit që do të lënë pas vështirësitë financiare dhe do te kene bollek…

Marsi i vitit 2026 nuk sjell vetëm rinovimin pranveror, por edhe një kthesë të rëndësishme ekonomike për disa shenja të horoskopit. Progresi financiar përpara pranverës së këtij…

E trishtë/ U aksidentua rëndë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari (Foto)

Një lajm i hidhur ka mbërritur në redaksinë tonë mbrëmjen e sotme. Gledis Zefi, 19-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën…

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta…

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta më 20 nëntor 2025, “3 furgonë” përgjime në dosje…

I FUNDIT/ Aksident me vd*kje në vend

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës, duke tronditur komunitetin lokal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në aksin rrugor Shkozet–Plepa, një segment…

Nuk është mirë t’ia prishësh imazhin asaj vajzës jashtë”/ Miri dhe Edisa bisedojnë për Selin

Një bisedë plot reflektim ka ndodhur mes Mirit dhe Edisës, të cilët kanë kthyer vëmendjen te Selini dhe mënyra se si ajo po perceptohet nga publiku. Gjatë…

“ACAROHET” situata / Berisha kërcënon Ramën: Për 25 minuta të vij në Surrel..

Sali Berisha ka deklaruar se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, ndërsa ka kërcënuar kreun e qeverisë se për 25 minuta mund t’i dërgojë protestuesit në Surrel….