I ftohti polar vjen në Shqipëri, rreziku i përmbytjeve ende s’ka kaluar

Sinoptikania Lajda Porja ka paralajmëruar një ndryshim të fortë të motit gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim, për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë polare që aktualisht ka përfshirë Europën Qendrore.

Sipas saj, mbrëmja e së shtunës do të shënojë hyrjen e kësaj mase të ftohtë në territorin shqiptar, duke sjellë reshje dëbore në zonat malore, veçanërisht në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet pritet të jenë më të pakta. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, ndërkohë që reshjet do të vijojnë deri të hënën — me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në lartësitë malore.

“Masa e ftohtë polare do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa Korça do të ketë reshje më të pakta. Temperaturat do të bien dhe reshjet do të mbeten prezente deri të dielën dhe të hënën,” tha Porja në një intervistë televizive.

Ajo shtoi se episodi i ftohtë do të zgjasë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të zbresin deri në disa gradë nën zero. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, ndërsa më 27 nëntor mund të shfaqet një fenomen i shkurtër, por me reshje të dendura, kryesisht në veri dhe pjesërisht në qendër.

Ndërkohë, në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të tokës së tejngopur nga reshjet e ditëve të fundit. Deri më 28 nëntor, vendi pritet të mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm.

“Toka është e tejngopur me lagështirë dhe edhe një episod i vogël reshjesh mund të rezultojë problematik për zonat që janë përmbytur,” paralajmëroi sinoptikania.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…