“Acari po vjen, i ftohti polar pritet të ‘pushtojë’ vendin tonë”, Porja paralajmëron: Këto qytet të përgaditen për…

Sinoptikania Lajda Porja ka paralajmëruar një ndryshim të fortë të motit gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim, për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë polare që aktualisht ka përfshirë Europën Qendrore. Sipas saj, mbrëmja e së shtunës do të shënojë hyrjen e kësaj mase të ftohtë në territorin shqiptar, duke sjellë reshje dëbore në zonat malore, veçanërisht në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet pritet të jenë më të pakta.

Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, ndërkohë që reshjet do të vijojnë deri të hënën — me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në lartësitë malore.

“Masa e ftohtë polare do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa Korça do të ketë reshje më të pakta. Temperaturat do të bien dhe reshjet do të mbeten prezente deri të dielën dhe të hënën,” tha Porja në një intervistë televizive.

Ajo shtoi se episodi i ftohtë do të zgjasë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të zbresin deri në disa gradë nën zero. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, ndërsa më 27 nëntor mund të shfaqet një fenomen i shkurtër, por me reshje të dendura, kryesisht në veri dhe pjesërisht në qendër.

“Ka sinjale që data 27 të sjellë një tjetër episod reshjesh të dendura, fatmirësisht me kohëzgjatje të shkurtër,” u shpreh Porja.

Related Posts

Vajza e vogël që buzëqeshte mes stuhisë — beteja e Bonnie për jetën… por ajo që ndodhi më pas askush nuk e priste!

Vajza e vogël që buzëqeshte mes stuhisë — rrugëtimi i Bonnie Kur e takon për herë të parë Bonnie-n, është buzëqeshja e saj ajo që të çarmatos….

LAJM I FUNDIT/ Pranga për ish-drejtorin e njohur – detajet që po dalin në dritë po tr*nditin publikun… çfarë fshihet pas arrestimit?

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, Elton Varaku. Varaku në ambientet e këtij institucioni dyshohet se ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe…

E gjetën në pyll me shenja të tmerrshme dh*ne – misteri që tr*nditi… çfarë ndodhi vërtet atë natë në bregdet?

Një grua e re u gjet pa shenja j*te në rrethana alarmante në një zonë të pyllëzuar të komunës Puerto Cortés, në departamentin Cortés, në veri të…

“Perⅴers…”/ Vëllai i Mirit reagon për herë të parë për akuzat e rënda të babait të Selin: Për asnjë familjar nuk…

Vëllai i Mirit ka qenë ditën e sotme i ftuar në nje emision televiziv ku ka reaguar për herë të parë për akuzat e forta të babait…

“Po vijnë para nga aty ku nuk e presin”/ Tre shenjat e horoskopit që do të lënë pas vështirësitë financiare dhe do te kene bollek…

Marsi i vitit 2026 nuk sjell vetëm rinovimin pranveror, por edhe një kthesë të rëndësishme ekonomike për disa shenja të horoskopit. Progresi financiar përpara pranverës së këtij…

E trishtë/ U aksidentua rëndë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari (Foto)

Një lajm i hidhur ka mbërritur në redaksinë tonë mbrëmjen e sotme. Gledis Zefi, 19-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën…