SPAK zhyt edhe më shumë Belinda Ballukun, akuzë e re për tenderin 20 milionë euro për një lot të Unazës së Madhe të Tiranës

Belinda Balluku përballet me akuzë të re për Unazën e Tiranës: GJKKO e pezullon nga detyra, hetim për tenderin 20 milionë euro

Pas procedimit të saj për projektin e Tunelit të Llogarasë, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është vënë sërish në qendër të hetimeve, këtë herë për tenderin e lotit të katërt të Unazës së Madhe të Tiranës, me vlerë rreth 20 milionë euro.

Sipas zhvillimeve të fundit, GJKKO ka vendosur dy masa sigurie ndaj saj: pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë territorit. Këto masa janë vendosur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi dhe vendimi është firmosur nga gjyqtari Erion Çela një ditë më parë, për t’u dërguar sot institucioneve për ekzekutim.

Ndërkohë, janë vendosur masa “arrest shtëpie” për dy zyrtarë të tjerë të lartë: Gentian Gjyli, kreu i ARRSH-së, dhe Erald Elezi, drejtor në KESH, të dy të marrë të pandehur edhe në çështjen e Tunelit të Llogarasë, në rolin e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Pasi të njoftohen zyrtarisht për vendimin, Balluku dhe zyrtarët e tjerë duhet të paraqiten brenda 72 orëve në GJKKO për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë. Më pas, secili ka të drejtë të ankimojë vendimin. Në një reagim të shkurtër, GJKKO theksoi se masat kanë karakter sekret dhe se njoftimi publik do të bëhet vetëm në momentin e duhur procedurial.

Në të njëjtën kohë, burime mediatike raportojnë se prej më shumë se katër orësh Balluku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në godinën e qeverisë. Nuk dihen ende detajet e diskutimeve.

Sipas të dhënave të mbledhura nga SPAK, dyshohet se tenderi me fond limit rreth 20 milionë euro për lotin 4 të Unazës së Madhe ka pasur paracaktim fituesi, ngjashëm me atë që akuzohet për Tunelin e Llogarasë. Tenderi është fituar nga bashkimi i operatorëve “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” shpk – “Nova Construction 2012” shpk, me një ofertë 19.9 milionë euro pa TVSH, pothuajse sa fondi limit. Të gjithë operatorët e tjerë konkurrues janë skualifikuar, përfshirë edhe tre nga ofertat më të ulëta, çka ka bërë që tenderi të shënohet me “flamur të kuq”.

Kjo akuzë e re vjen vetëm dy javë pasi Balluku u mor e pandehur për shkelje të barazisë në tendera lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë, një investim me vlerë rreth 190 milionë euro. Sipas SPAK, ajo ka ushtruar kontroll të drejtpërdrejtë mbi fazat e projektit dhe ka favorizuar kompaninë fituese në kundërshtim me standardet e prokurimit publik. Gjatë seancës parlamentare të së mërkurës, Balluku deklaroi se akuzat janë të pabazuara dhe mohoi çdo shkelje.

Related Posts

Çfarë parashikon ligji i ri për emigrantët shqiptarë në Greqi

Qeveria greke ka paraqitur një projektligj të ri për emigracionin, me synimin të përmirësojë sistemin e migracionit ligjor, të reduktojë vonesat burokratike dhe të mbështesë nevojat e…

Horoskopi, 21 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Kjo ditë të shtyn të marrësh iniciativa dhe të dalësh nga rutina. Në punë mund të përballesh me sfida që kërkojnë vendosmëri, por energjia jote është…

Publikohet fotoja e fëmijës që Dolce nuk e pranon,shikoni sa shumë i ngjan!

Prej disa ditësh, në rrjete sociale po qarkullon një fotografi ku shihet Dolce, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, duke mbajtur në krah një fëmijë. Sipas raportimeve…

21 janar/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 21 janar 2026, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.8 lekë. Franga zvicerane këmbehet…

Familja e Brikenës reagon ashpër pas trajtimit të historisë me Mateon!

Mbreme në spektaklin e Big Brother VIP Albania, u trajtua historia mes Brikenës dhe Mateos, duke ngjallur reagime të shumta në publik. Menjëherë pas transmetimit, familja e…

Rama reagon për “21 Janarin” dhe ka një mesazh për Drejtësinë: Një breshke që…

Sot janë mbushur plotë 15 vite, nga ngjarja e rëndë e “21 janarit” 2011, ku 4 protestues të paarmatosur humbën jetën para kryeministrisë, Aleks Nika, Ziver Veizi,…