I riu shqiptar vd*s tragjikisht: Kamioni e shtyp në koshin e plehrave, më pas u…

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike disa ditë më parë në Northampton të Anglisë, pasi u shtyp nga një kamion plehrash ndërsa flinte brenda një koshi industrial për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Viktima është identifikuar si Sajmir Beca, 30-vjeç, i cili u gjet i plagosur rëndë pasi koshi ku ai ishte strehuar u ngarkua nga kamioni i menaxhimit të mbetjeve në orët e para të mëngjesit të 31 tetorit, në rrugën Wellington Street, në qendër të Northamptonit.

Banorët e zonës u zgjuan nga britmat që vinin nga kamioni, ndërsa ambulanca dhe policia mbërritën në vendngjarje rreth orës 03:00.

Sajmiri u dërgua me urgjencë në spitalin University Hospital Coventry, ku fatkeqësisht ndërroi jetë më 6 nëntor, si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Sipas mjekes ligjore Anne Pember, ai vdiq nga dështimi i shumë organeve, i shkaktuar nga dëmtime të rënda shtypëse në legen dhe gjymtyrët e poshtme. Trupi i tij tashmë është kthyer te familja dhe ceremonia e varrimit është kryer.

Një mike e viktimës, e cila foli për Northampton Chronicle & Echo, tregoi se Sajmiri nuk ishte zakonisht person që flinte jashtë, por atë natë nuk arriti të gjente askënd ku mund të strehohej.

“Jemi shumë të pikëlluar dhe duam që ai të kujtohet për atë që ishte, një njeri i mirë, punëtor, i ndershëm, jo për mënyrën tragjike si humbi jetën,” tha ajo.

Ajo shtoi se bashkëshorti i saj nuk pushon së qari, i tronditur pse nuk e telefonoi atë natë për t’i ofruar strehim. “Do i thoja të vinte të flinte te ne. Ndoshta ai ndjeu turp, ndaj nuk kërkoi ndihmë,” tha ajo.

Kompania Veolia, e cila menaxhon koshat komercialë në qytet, shprehu keqardhje të thellë për ngjarjen.

“Jemi thellësisht të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e viktimës. Shoferi ynë reagoi menjëherë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim,” deklaroi kompania, duke shtuar se gjatë dimrit rritet numri i të pastrehëve që strehohen në koshat e mbetjeve.

Policia e Northamptonshire njoftoi se incidenti nuk ka rrethana të dyshimta dhe çështja i është dorëzuar koronerit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa temperaturat gjatë natës në Northampton arrijnë deri në në -3°C.

Related Posts

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ Zbardhen bisedat mes policëve që vinin baste: He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në…

Limi ndan punët e shtëpisë si kapiten i javës, Albës ia jep këtë detyrë (Video)

Publiku përmes televotimit të mbrëmshëm, e ka zgjedhur Limin kapiten të javës. Ai sot ka ndarë punët e shtëpisë, ku Albën e ka lënë të kujdeset për…

Cfare pritet te ndodhe sot ne PRIME te BBVAL 5?

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP 5” do të rikthehet dhe futet për herë të parë në këtë sezon, zinxhiri i shpëtimit. Gjithashtu…

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit! Zbuloni çfarë do të ndodhë me secilën shenjë të horoskopit

Që nga momenti kur dielli hyn në këtë shenjë të Ajrit, të lidhur me rebelimin, progresin dhe vetëdijen shoqërore, gjendja shpirtërore kolektive ndryshon nga qëndrueshmëria (Bricjapi) në…

Çfarë parashikon ligji i ri për emigrantët shqiptarë në Greqi

Qeveria greke ka paraqitur një projektligj të ri për emigracionin, me synimin të përmirësojë sistemin e migracionit ligjor, të reduktojë vonesat burokratike dhe të mbështesë nevojat e…

Shkrumbohen banesat në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

Një incident i rëndë zjarri është regjistruar në fshatin Gurishtë–Shilbatër të Njësisë Administrative Tregan, ku një banesë është shkatërruar thuajse tërësisht nga flakët. Burime paraprake bëjnë me…