Fshati i përm’bytur nga uji, zhduket 76-vjeçarja

Një grua e moshuar nga fshati Progër i Devollit ka humbur kontaktet me familjarët dhe rezulton e zhdukur prej disa orësh. Bëhet fjalë për 76-vjeçaren Flora Hoxha, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia dhe forcat e ushtrisë kanë nisur kërkimet në zonë, ndërsa autoritetet u kanë bërë apel banorëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Progri aktualisht është i mbuluar nga uji për shkak të përmbytjeve që kanë goditur juglindjen e vendit. Dyshohet se e moshuara mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit, çka ka shtuar shqetësimin për fatin e saj.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet ajo.