IGJEO paralajmëron: Nesër intensitet i lartë reshjesh, vërshime në …

Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e dielë, 23 nëntor, do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 9 / 11 °C dhe në vendet malore: 4 / 8 °C.

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

Related Posts

Shiu i denduar ia lë vendin dëborës në veri e male

Pas reshjeve intensive të shiut, në zonën e Qafë Thores kanë nisur reshjet e para të borës, duke mbuluar aksin Shkodër–Theth me një shtresë të bardhë që…

Dënohet me 30 vite burg shqiptari për vr*sjen e partnerit të tij

Francë, 22 nëntor 2025/ Një shtetas shqiptar është dënuar me 30 vite burg në Francë, pasi Gjykata e Apelit në Poitiers e shpalli fajtor për vrasjen e…

Rrëfimi i shqiptarit që shpëtoi nga mb’ytja ish-punëdhënësin e tij: I ftohti po më mpinte, por vazhdova me të gjitha forcat

Elton Zefi është 32 vjeç, punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova. Dhe sapo ka kryer një prej atyre gjesteve që të rikthen besimin te njerëzimi,…

Trump e kthen prap! Nuk është propozimi im përfundimtar për paqen për Ukrainën!

Washington- Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar retorika të reja në debatet për planin e paqes për Ukrainën, duke ndryshuar perceptimin që ishte krijuar më parë. Sipas…

Kaos në gjykimin e boksierit Goran Gogic në New York: 3 shqiptarë tentojnë të korruptojnë jurinë me 100 mijë dollarë

New York, 22 nëntor 2025 Gjykimi federal i ish-boksierit të rëndë Goran Gogic në New York u përball me një incident të paparashikuar, pasi tre persona u…

Video e FRIKSHME/ Momenti kur shpërthen në flakë makina pas aksidentit në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pasagjerët dalin…

Ky është momenti kur shpërthen në flakë automjeti që u aksidentua me një tjetër mjet pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Mjeti “Ford”,…