Trump e kthen prap! Nuk është propozimi im përfundimtar për paqen për Ukrainën!

Washington- Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar retorika të reja në debatet për planin e paqes për Ukrainën, duke ndryshuar perceptimin që ishte krijuar më parë.

Sipas tij, propozimi prej 28 pikash nuk duhet parë si ultimatum dhe nuk është absolut, siç kishte interpretuar fillimisht opinioni publik.

Duke iu përgjigjur gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump theksoi: “Jo, nuk është përfundimtar”. Ai shtoi se lufta duhet të përfundojë në një mënyrë ose në tjetrën, duke theksuar nevojën për përparim të menjëhershëm drejt një marrëveshjeje, raporton Sky News.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon planin, Trump u shpreh: “Ai mund të vazhdojë të luftojë me gjithë zemër”.

Gjithashtu, presidenti amerikan theksoi se, nëse ai do të kishte qenë në detyrë, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë. Ky qëndrim i fundit ndryshon ndjeshëm klimën, pasi ditët e mëparshme u vlerësua se Trump po i paraqiste Zelenskyt një dilemë të vështirë, e përforcuar edhe nga ultimatumet e mëparshme që lidheshin me mbështetjen e SHBA-së.

Trump ka kërkuar një përgjigje nga Kievi deri të enjten dhe ka theksuar dëshirën që memorandumi i paqes të nënshkruhet përpara fundit të vitit 2025.

Çfarë përfshin plani amerikan?

Marrëveshja e paraqitur në Ukrainë përfshin kushte që konsiderohen jashtëzakonisht të vështira për Kievin, siç është lëshimi i territoreve tashmë të pushtuara nga Rusia dhe zonave shtesë që mbeten nën kontrollin e Ukrainës.

Ajo gjithashtu parashikon amnisti për të gjitha krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit.

Në mesazhin e tij televiziv, Zelensky e përshkroi momentin aktual si ”një nga më të vështirët në historinë tonë“, duke theksuar se vendi po përballet me dilemën e “humbjes së dinjitetit të tij ose të një aleati kyç”.

Related Posts

Nga 28 JANARI/ Marsi në Ujor ndryshon gjithçka në JETËN tuaj!

Marsi në Ujor shfaqet me energji të thellë që sfidon zakonet dhe mendësitë e vjetra. Nuk është luftëtar tradicional, por rebel i mendjes, duke nxit veprime që…

Lëvizje të fuqishme planetare, Meri Gjini zbulon çfarë i pret shenjat: Katër ditë vendimtare, kush duhet të bëjë kujdes

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në një emision televiziv, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova….

Ndryshon çmimi i siguracionit të makinave/ Sa do të paguajnë shoferët këtë vit…

Në nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta…

“Cikloni pritet të prekë Shqipërinë”/ Meteorologia bën paralajmërimin

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë…

Ishin duke treguar “Live” gjendjen nga moti i keq, kryebashkiakët i merr vala e ujit… (VIDEO)

një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve të Taorminës, Cateno De Luca, dhe të Santa Teresa di Riva, Danilo Lo Giudice,…

Skandal shtetëror/ Kush janë funksionarët që ndanin materiale të hakeruara në grup WhatsApp (Emrat)

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por janë zbuluar dimensione të reja që tregojnë se ky…