SHBA gati të ekz*kutojë femren e parë pas më shumë se 200 vitesh – zbulohen detajet e krimit të saj horror kur ishte 18 vjece

Tennessee mund të jetë drejt kryerjes së ekzekutimit të parë të një gruaje pas më shumë se dy shekujsh, pasi Gjykata e Lartë e Tennessee-së ka dhënë dritën jeshile për zbatimin e dënimit me vdekje ndaj Christa Gail Pike. Pike, sot 49 vjeçe dhe e vetmja grua në rreshtin e vdekjes në Tennessee, kishte vetëm 18 vjeç kur kreu një nga vrasjet më famëkeqe në historinë e shtetit.

Më 12 janar 1995, Pike e joshur 19-vjeçaren Colleen Slemmer drejt një zone të pyllëzuar pranë kampusit bujqësor të Universitetit të Tennessee-s. Të dyja të rejat ishin pjesë e programit “Knoxville Job Corps”, por hetuesit thanë më vonë se Pike ishte bindur se Slemmer po i afrohej të dashurit të saj, 17-vjeçarit Tadaryl Shipp. Ajo që nisi si xhelozi, u kthye në një sulm të planifikuar dhe jashtëzakonisht të dhunshëm.

Me ndihmën e Shipp dhe një studenteje tjetër, Shadolla Peterson, Pike i preu fytin Slemmer-it me një thikë “box cutter”, e goditi vazhdimisht me një hanxhar (meat cleaver), i gdhendi një pentagram në gjoks dhe më pas i copëtoi kafkën me një copë asfalti. Brutaliteti i sulmit tronditi policinë dhe komunitetin.

Një nga detajet më makabre doli në pah kur Pike u tregoi hetuesve një fragment nga kafka e viktimës, të cilin e kishte mbajtur si “trofe”. Detektivi i dalë në pension, Randy York, kujtonte më vonë se Pike dukej jashtëzakonisht e gëzuar teksa fliste me policët dhe madje demonstroi sesi copa e kockës përshtatej në plagë “si një puzzle”.

Në vitin 1996, Pike u shpall fajtore për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Shipp mori dënim me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, ndërsa Peterson u dënua me shërbim prove në këmbim të bashkëpunimit me autoritetet. Gati 10 vite më vonë, Pike mori edhe 25 vite burg pasi tentoi të mbytte një të burgosur tjetër në vitin 2004.

Pas dekadash apelimesh, shteti ka vendosur tashmë një datë zyrtare ekzekutimi: 30 shtator 2026. Avokatët e Pike argumentojnë se mosha e saj e re në kohën e krimit, fëmijëria traumatike dhe diagnozat e shëndetit mendor — përfshirë çrregullimin bipolar dhe PTSD — duhet ta përjashtojnë atë nga ekzekutimi.

Ata pretendojnë se Pike ka qenë viktimë e abuzimit dhe neglizhencës gjatë të gjithë fëmijërisë dhe thonë se ajo ka shfaqur pendesë të vërtetë gjatë viteve. Nëse ekzekutimi zbatohet, do të jetë i pari ndaj një gruaje në Tennessee që prej vitit 1820 — një fakt që e thekson rrallësinë dhe peshën juridike të këtij rasti dramatik

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…