Moti i keq “pushton fqinjët”/ Shumë zona në shtetin grek pa energji elektrike, disa bashki shpallin gjendjen e emergjencës

Pas reshjeve të rrëmbyeshme që goditën Greqinë Perëndimore, mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët duke numëruar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe izolimi i disa zonave. Situata më e rënduar raportohet në Epir, Korfuz dhe Kostur, të cilat vijojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Autoritetet kanë shpallur katër prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit në gjendje emergjence, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe pastrimit po punojnë pa ndërprerje. Megjithatë, reshjet që rikthehen herë pas here po e ngadalësojnë procesin.

Në Korfuz, terreni vijon të jetë i lagësht dhe i paqëndrueshëm. Sipas raporteve, erosione të rrezikshme janë formuar nën themelet e banesave, ndërsa rruga bregdetare është shkatërruar dhe mbetet e pakalueshme. Kryebashkiaku i Korfuzit të Veriut e ka cilësuar situatën “dramatike”, duke njoftuar se 20 komunitete janë pa ujë dhe pa energji dhe se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe nesër.

Dëme të shumta raportohen edhe në Arta, Janinë, Prevezë dhe Thesproti. Në Janinë reshjet vazhdojnë, ndërsa në zonat malore janë regjistruar flokët e parë të dëborës.

Ekspertët e motit parashikojnë një përmirësim të përkohshëm në orët në vijim, por një valë e re reshjesh do të rikthehet të martën, duke e vështirësuar situatën për banorët e rajonit perëndimor.

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…