Astronomët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën

Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë bërë një zbulim të ri tepër emocionues që i jep një shpresë të re kërkimit për jetë jashtëtokësore.

Planeti i sapozbuluar, i quajtur GJ 251 c, është një “Super-Tokë” është shkëmbor, ka masë shumë më të madhe se Toka dhe – më e rëndësishmja, ndodhet pikërisht brenda zonës së banueshme të yllit të tij, pra në atë distancë ku temperaturat lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm në sipërfaqe.

Ylli rreth të cilit rrotullohet është një xhuxh i kuq i tipit M (M-dëarf), një nga llojet më të zakonshme dhe më jetëgjatë të yjeve në Rrugën e Qumështit. Distanca? Vetëm 18 vite dritë, jashtëzakonisht afër në shkallë kozmike, çka e bën atë një nga kandidatët më të arritshëm për studime të mëtejshme.

“Zbulimi i exoplaneteve të reja tani është pothuajse rutinë”, tha profesori i asociuar Paul Robertson, “por GJ 251 c është i veçantë sepse ylli i tij është tepër afër nesh. Kjo e bën një objektiv ideal për teleskopët e gjeneratës së ardhshme”.

Planeti u zbulua falë luhatjeve të vogla periodike në dritën e yllit, të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e planetit, një teknikë e quajtur “shpejtësia radiale”. Instrumentet kryesore që e kapën këtë sinjal ishin Habitable-zone Planet Finder (HPF) dhe NEID.

Pavarësisht sfidave (yllit e tipit M janë shpesh të trazuar dhe krijojnë sinjale që ngatërrojnë matjet), ekipi është i bindur se GJ 251 c është një planet i vërtetë. Në të ardhmen e afërt, Teleskopi Tridhjetë Metërsh (TMT) i Universitetit të Kalifornisë do të jetë në gjendje ta fotografojë drejtpërdrejt këtë planet dhe eventualisht të zbulojë nëse ka vërtet ujë apo edhe shenja atmosfere të përshtatshme për jetë.

Sipas Corey Beard, autori kryesor i studimit: «Sot është pothuajse e pamundur të marrim foto të drejtpërdrejta të planetëve të tillë me teleskopët aktualë, por me TMT do të mund ta shohim GJ 251 c si një pikë drite pranë yllit të tij».

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…