Shqiptari i Kosovës bëhet hero në Itali, guximi i tij u shpëtoi jetën banorëve të pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Treviso të Italisë, ku një ndërtesë shumëkatëshe në zonën e Via Pisa u përfshi nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët. Por mes kaosit, një shqiptar nga Kosova u shndërrua në hero.

Bëhet fjalë për Albion Berishën, një të ri nga Malisheva, i cili po kthehej në shtëpi kur vuri re flakë që dilnin nga dritarja e apartamentit në Tower House. Pa hezituar, ai njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës duke u thënë: “Ejani menjëherë”.

Por këtu nuk u ndal. Albion Berisha hyri me shpejtësi në ndërtesë, u ngjit në katet e sipërme dhe mori në krahë gjyshen e tij, duke e nxjerrë të sigurt jashtë. Përveçse shpëtoi të moshuarën, ai trokiti dhe ra zilet e apartamenteve të tjerë, duke paralajmëruar fqinjët për rrezikun e menjëhershëm dhe duke ndihmuar në evakuimin e tyre.

Falë ndërhyrjes së tij të guximshme, u shmang një tragjedi e madhe. Sipas mediave italiane, në total 100 persona u evakuuan nga ndërtesa. Gjestin e tij heroik e ka vlerësuar edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka shprehur publikisht mirënjohje ndaj të riut kosovar për guximin dhe humanizmin e treguar.

Albion Berisha, shqiptari i Kosovës, u bë shembull frymëzimi në Itali, duke dëshmuar edhe një herë se në momentet më të vështira, aktet e guximit dhe humanizmit mbeten të paharrueshme.

Related Posts

Një operacion do t’i ndryshojë jetën, ta ndihmojmë Fatmirën

Dhuroni te linku GoFundMe! Historia e Fatmira Dervishit është një plagë e hapur që ka nisur qysh në fëmijëri… dhe që ende sot nuk është mbyllur ende. Vetëm…

Detaje nga ngjarja në Orosh / Hamza Uka u vetëdorëzua i pIagosur, RENEA nuk ka shtënë drejt banesës

OROSH, 24 Nëntor 2025 – 21:09 Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e tensionuar të zhvilluar gjatë ditës së sotme në Orosh, ku…

Horoskopi ditor, E martë 25 nëntor 2025

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Hamzai dhe 24-vjeçari i bëjnë “zbor” RENEA-s në Pukë, kush është Arben Uka, ish-komando i ushtrisë shqiptare që iu bashkua t*rroristëve të Sirisë!

Arben Uka i cili së bashku me 24-vjeçarin Julian Çumraku po i bëjnë “zbor” RENEA-s në Orosh dhe kërcënojnë se do të qëllojnë me armë, mësohet se…

HAPE & LEXO – THENIE TE BUKURA

💞🔥 2 H0T SABRYNA 🔥 💞