Një operacion do t’i ndryshojë jetën, ta ndihmojmë Fatmirën

Dhuroni te linku GoFundMe!

Historia e Fatmira Dervishit është një plagë e hapur që ka nisur qysh në fëmijëri… dhe që ende sot nuk është mbyllur ende.

Vetëm 2-vjeçe, një djegie e rëndë në këmbën e djathtë ia ndryshoi përgjithmonë jetën. Që nga ajo ditë, Fatmira nuk ka njohur kurrë një jetë si gjithë të tjerët. Spitale, korridore të gjata, operacione të panumërta, dhimbje që nuk kanë pushuar asnjëherë. Ajo provoi çdo mundësi shërimi, por këmba nuk u shpëtua dot.

Sot në moshën 40-vjeçare, gjendja e saj është më e rëndë se kurrë. Infeksioni që ka prekur këmbën rrezikon t’i shpërndahet trupit dhe t’i dëmtojë shtyllën kurrizore. Fatmira nuk ka më kohë për të pritur. Çdo ditë është një rrezik. Çdo vonesë mund të jetë fatale.

Por mes gjithë kësaj dhimbjeje, ajo mban një forcë të jashtëzakonshme! Është nënë e dy vajzave të vogla, 12 dhe 6 vjeçe. Vajza që çdo mëngjes e presin me buzëqeshje. Vajza që kanë nevojë për dorën e saj, për zërin e saj, për praninë e saj. Për nënën e tyre.

Dhe ka një shpresë. Një spital në Itali, në Bologna, ka dhënë garanci se mund ta operojë, amputimin e këmbës dhe vendosjen e një proteze moderne, që do t’i japë Fatmirës mundësinë të ecë, të jetojë pa infeksion, të rikthehet tek fëmijët e saj me dinjitet e shpresë.

Por kostoja e ndërhyrjes është e lartë. Shumë më e madhe se çfarë familja e saj mund të përballojë. Ajo nuk ka mundësi ekonomike, jeton me qira në Elbasan, ndërsa i vetmi që punon në familjen e saj është bashkëshorti që ndodhet në Elbasan.

Për të gjithë personat që kanë mundësi ta ndihmojnë, numri i telefonit është +355 68 26 30 983.

Related Posts

Çfarë po ndodh keshtu!!? Jeper alarmi i madh per..

Ballkani Perëndimor rezulton rajoni më i ndotur në Evropë gjatë dimrit. Studimi i publikuar nga “The Guardian” tregon alarm te madh per nivele të ndotjes nga grimcat….

Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia..

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë…

Ministria e Financave del me lajmerimin E RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar udhëzimet e reja sa i përket procedurave të lajmërimit për pensionistët e Republikës së Kosovës. Pas një periudhe të…

Stuhia më e madhe dimërore ndër vite, pritet të prekë rreth…

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i…

Se@si shtatë herë në javë: sekreti për të mbajtur martesën të fortë dhe larg tradhtisë

Të gjithë mund të pajtohemi se një jetë intime e shëndetshme është një shtyllë e rëndësishme për çdo martesë afatgjatë. Carla Bellucci, një nënë 42-vjeçare nga Britania,…

Tërmeti i fuqishëm ne Turqi, ja çfarë dihet deri më tani

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar…