4.4 ballë, 11 të lëη’duar. Natë aηkthi në shtetin fqinj: Banorët kalojnë orët jashtë nga f’rika e një tjetër tërmeti

Një natë paniku ka përfshirë Napolin dhe zonat përreth, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.4 ballë, këtë të enjte 01.25 ka tronditur qytetin, duke detyruar mijëra banorë të braktisin shtëpitë dhe të kalojnë orët e errëta jashtë, mes frikës dhe pasigurisë.

Të tmerruar nga lëkundjet e fuqishme, shumë qytetarë dolën me nxitim nga banesat, duke mbushur rrugët e qytetit dhe duke kërkuar strehim në makina apo në sheshet publike.

Dridhjet u ndjenë në të gjithë rajonin e Campania-s, ndërsa ndërtesat u përkulën nën goditjen sizmike, raporton noa.al.

Në Pozzuoli, pranë epiqendrës së tërmetit, një shtëpi pjesërisht u shemb, duke lënë të plagosur një person, i cili u shpëtua nga rrënojat. Napoli Today raportoi se midis 11 deri 14 persona kërkuan ndihmën e shpejtë për kujdes mjekësor.

Mëngjesi e gjeti qytetin në një atmosferë të rënduar, me dhjetëra banorë që ende nuk guxonin të ktheheshin në apartamentet e tyre, duke u dridhur nga frika e një tjetër goditjeje.

Energjia elektrike u ndërpre në disa zona të Napolit, duke e bërë natën edhe më të vështirë për ata që mbetën të pasigurt dhe të ekspozuar ndaj të ftohtit. Pas tërmetit fillestar, pasuan edhe dy lëkundje të tjera më të dobëta, por të mjaftueshme për të mbajtur banorët në ankth.

Në mes të kaosit, autoritetet ngritën një qendër emergjence për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar të prekurit. Ndërkohë, shkollat në Pozzuoli dhe dy lagje pranë saj u mbyllën sot për të lejuar kontrollet e stabilitetit të ndërtesave.

Një natë e gjatë frike dhe pasigurie ka lënë gjurmë të thella tek banorët e Napolit, të cilët edhe tani, me dritën e diellit, pyesin veten: A është ky vetëm fillimi? /noa.al

Related Posts

Horoskopi javor, 23 deri 29 mars 2026/ Për të gjitha shenjat e zodiakut

Si çdo javë, astrologu Branko ka publikuar pasqyrën zodiakale për të gjitha shenjat e horoskopit. Java që përkon me fillimin e pranverës sjell energji të reja, ndryshime…

Horoskopi ditor, e diel 22 mars 2026

Dashi Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete goxha i ngrohte gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit tuaj do ndiheni me se miri dhe nuk…

💓💓H0T W0MAN💓💓

..💓……..💓…….💓..

Monika Kryemadhi flet për divorcin: ‘Nuk ia fal kurrë Ilir Metës’!

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për divorcin me Ilir Meta, duke shpjeguar se marrëdhënia e tyre u ndërlikua nga prapaskenat politike dhe ndikimi i…

E rëndë: 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital

POGRADEC – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji, në…

Sa njerëz janë v_rarë në luftën SHBA-Izrael-Iran dhe sa shtete janë përfshirë?

Këto shifra bazohen kryesisht në njoftimet nga qeveritë, ushtritë, autoritetet shëndetësore dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë të vendeve përkatëse Që nga momenti kur SHBA dhe Izraeli…