Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në mënyrë të menjëhershme.

Gjithçka nisi kur Linda refuzoi të pranonte nominimet, duke kërkuar daljen me justifikimin e arsyeve shëndetësore dhe pretendimin se produksioni nuk i kishte plotësuar disa kërkesa, përfshirë një takim.

Megjithatë, ky version u hodh poshtë kategorikisht gjatë transmetimit nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili e mohoi versionin e saj duke theksuar se çdo kërkesë ishte trajtuar konform rregullores.

Situata mori fund me një njoftim zyrtar. Ndërsa Linda ndodhej ende në dhomën e rrëfimit, banorëve iu dorëzua një zarf urgjent me vendimin e prerë: “Banorë, Big Brother ka marrë vendim të lejojë Lindën të dalë nga shtëpia, televotimi vazhdon.”

Ky largim i befasishëm dhe mënyra se si u menaxhua situata i ka lënë të habitur banorët e tjerë, ndërsa pritet që dinamikat e shtëpisë të ndryshojnë ndjeshëm pas kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…