Lajmi për vdekjen e papritur të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur botën e artit dhe publikun shqiptar mëngjesin e sotëm. Artisti nga Tetova u nda nga jeta tragjikisht si pasojë e një ataku kardiak.
Mes reagimeve të shumta të kolegëve dhe miqve, moderatorja Arbana Osmani ka shprehur dhimbjen e saj publike përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
Ajo ka kujtuar bashkëpunimet e hershme me këngëtarin, duke u kthyer pas në kohë në vitet e arta të festivaleve muzikore.
Në postimin e saj, krahas fotos së artistit, Arbana shkruan: “Shume i dhimbsheem lajmi per largimin e parakohshem nga jeta te Shpat Kasapit, me te cilin kam patur fatin te punoj me shume se 20 vite me pare ne Top Fest dhe ta ftoj ne skene me dhjetera here. Faleminderit per muziken, energjine dhe buzeqeshjet e pakursyera qe na ke dhuruar Shpat. U prehsh ne paqe.”
Ky mesazh i ndjerë i moderatores tregon vlerësimin dhe respektin për artistin që la gjurmë në skenën shqiptare me hitet e tij të paharrueshme dhe energjinë pozitive.